Greqia vazhdon me shkeljen e të drejtave të pakicave

Një projektligj mbi "Përmirësimin dhe zhvillimin e niveleve të shkollave dhe edukatorëve" i hartuar nga qeveria e Kryeministrit Kiryakos Michotakis u diskutua në Parlament.

1682661
Greqia vazhdon me shkeljen e të drejtave të pakicave

Shkeljet e të drejtave të pakicave në Greqi vazhdojnë.

Një projektligj mbi "Përmirësimin dhe zhvillimin e niveleve të shkollave dhe edukatorëve" i hartuar nga qeveria e Kryeministrit Kiryakos Michotakis u diskutua në Parlament.

Projektligji përjashton shkollat e pakicave nga objektet e shkollave publike. Shkollat e pakicave nuk lejohen të bashkëpunojnë me institucionet dhe shoqatat e tjera dhe të krijojnë të ardhura përmes donacioneve ose granteve.

Nëse projektligji miratohet, ai do të hapë rrugën për ndalimin e përdorimit të ndërtesave të shkollave të pakicave me vendim kuvendit komunal.

Deputetët e pakicave reaguan ndaj projektligjit, i cili shkel të drejtat arsimore të pakicës turke. Ligjvënësit në parlament i kërkuan Ministrisë së Arsimit Kombëtar të tërheqë projektligjin.

Ata nënvizuan se shkollat e pakicave duhet të kenë të njëjtat të drejta si shkollat publike.



Lajme të ngjashme