Kroaci – Aksident tragjik i një autobusi pasagjerësh nga Kosova, së paku 10 të vdekur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në magjistralen pranë qytetit të Slavonski-Brodit, në Kroaci.

1679866
Kroaci – Aksident tragjik i një autobusi pasagjerësh nga Kosova, së paku 10 të vdekur

Policia kroate bëri me dije fillimisht vdekjen e 3 personave, por më vonë e azhurnoi njoftimin duke thënë se në aksident kishin humbur jetën 10 persona, sipas mediave lokale.

“Gjendja është shumë e rëndë dhe ka ende një numër të madh pasagjerësh në rrezik për jetën”, tha policia e provincës së Brodit dhe Posavinës.

Sipas zyrtarëve të policisë kroate, bëhet fjalë për një autobus kosovar të linjës Frankfurt-Prishtinë.

“Të dhënat e deritanishme flasin për 10 persona që humbën jetën në aksident, si dhe dhjetëra të tjerë që u transportuan në spitalin në Slavonski-Brodit për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia kroate të dielën paradite. / AA



Lajme të ngjashme