Protesta kundër vaksinës së koronavirusit në qytete të ndryshme të Greqisë

Në Greqi pati përleshje ndërmjet protestuesve që kundërshtojnë vaksinën e koronavirusit dhe policisë.

1678655
Protesta kundër vaksinës së koronavirusit në qytete të ndryshme të Greqisë

Në Greqi pati përleshje ndërmjet protestuesve që kundërshtojnë vaksinën e koronavirusit dhe policisë.

Qindra njerëz u mblodhën të mërkurën në Sheshin “Sintagma” në qendër të kryeqytetit Athinë për të protestuar ndaj programit të vaksinimit të detyrueshëm të qeverisë.

Në protestën ku morën pjesë shumë priftërinj, policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese pasi demonstruesit që mbanin flamuj grekë, kryqe të mëdhenj dhe ikona, hodhën gurë dhe shishe uji drejt forcave të sigurisë që paralajmëruan protestuesit.

Nga ana tjetër, një përplasje e shkurtër ndodhi midis një grupi demonstruesish kundër vaksinave të mbledhur përpara Universitetit të Athinës dhe një grupi të majtë, të cilët reaguan kundër protestës.

Në protestë, një person u plagos në incidentin ku grupet sulmuan njëra-tjetrën me gurë dhe shkopinj, ndërkohë që policia ndaloi pesë persona.

Protesta kundër vaksinave u mbajtën gjithashtu edhe në Selanik, qytetin e dytë më të madh të vendit.

Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis kishte njoftuar se që nga 1 shtatori, vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme për punonjësit e shëndetit publik dhe personelin e shtëpive të moshuarve.

Ai kishte thënë po ashtu se certifikata e vaksinës kundër virusit, e cila zbatohet në shumë vende evropiane, do të vendoset edhe në Greqi, dhe se vetëm personat e vaksinuar do të lejohen të hyjnë në vende të mbyllura si teatro, palestra dhe ambiente argëtimi duke filluar që nga 16 korriku.



Lajme të ngjashme