Mali i Zi e nis mbarë sezonin turistik 2021

Qeveria e Malit të Zi ka bërë çdo gjë për stabilizimin e situatës epidemiologjike, procesin e vaksinimit, formimin e kompanisë së re ajrore dhe politikën e kufijve të hapur, gjë që është bazë e mirë për sezonin turistik/

1663262
Mali i Zi e nis mbarë sezonin turistik 2021
kotor.jpg
Karadağ.jpg
Karadağ_koronavirüs_harita_test.jpg

Mali i Zi nis mbarë sezonin turistik 2021

Qeveria e Malit të Zi ka bërë çdo gjë për stabilizimin e situatës epidemiologjike, procesin e vaksinimit, formimin e kompanisë së re ajrore dhe politikën e kufijve të hapur, gjë që është bazë e mirë për sezonin turistik, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq. “Shifrat që disponojmë tani shkojnë drejt realizimit të parashikimeve për këtë sezon, që do të thotë 65 për qind e nivelit të sezonit turistik të vitit 2019”, ka theksuar Millatoviq me rastin e prezantimit para përfaqësuesve të Korit Diplomatik, të rezultateve të arritura gjatë 6 muajve të kaluar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Ai ka theksuar se të dhënat e reja për numrin e turistëve në Mal të Zi do të dihen të premten, mirëpo sipas të dhënave të fundit, në fund të javës së kaluar në Mal të Zi kanë qëndruar 35.000 turistë, ose 60 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2019.

Kosova me padi ndaj Malit të Zi, kërkohet kthimi i pronës në Budvë që ishte blerë 6 dekada më parë

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Kosova ende nuk e ka pronësinë e 172 pasurive të saja në shtetet që përbënin ish-Jugosllavinë. Kosova ka prona të shumta në shtetet e kësaj ish-federate, e vetëm në shtetin e Malit të Zi ka mbi 42 prona. Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4.500 metrave katrorë pronë në shëtitoren Rafailoviq, e cila dikur ishte një vendpushim për fëmijë. Në këtë padi pretendohet që kjo parcelë dikur e quajtur “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Kosovës. Sipas medias malazeze “Vijesti”, kjo padi që kërkon të drejtën pronësore është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit të lëshojë masën e përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronës deri në përfundimin e kësaj lënde në gjykatë. Ky vendpushim më vonë u emërtua si “Lahor”, sipas të njëjtës kompani nga Prishtina. Pas luftës në Kosovë, dega e kompanisë u zhvendos në Malin e Zi, ku pastaj është privatizuar. Pas kësaj, ndërtesa e rrënuar e ish-vendpushimit është shkatërruar plotësisht, ku aktualisht është duke u ndërtuar një kompleks shumëkatësh. Kjo padi thotë se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes, të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku parcelën prej 4.555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale. Komuna e Budvës, e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës ka kundërshtuar procesin gjyqësor, duke kërkuar nga gjykata ta hedhë poshtë atë si të pavlefshme. Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Kosova ende nuk e ka pronësinë e 172 pasurive të saja në shtetet që përbënin ish-Jugosllavinë. Kosova ka prona të shumta në shtetet e kësaj ish-federate, e vetëm në shtetin e Malit të Zi ka mbi 42 prona. Kohë më parë, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit të Malit të Zi, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit kishte refuzuar padinë që pretendon se kompania “Rekreaturs” u ka vjedhur pronën e Kosovës prej 33 mijë metrash katrorë në plazhin e Kamenovës. Gjithashtu AKP ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg dhe se janë duke pritur vendimin. Gjatë procesit gjyqësor pretendohet se “Rekreaturs” në mënyrë të paligjshme ka ndryshuar selinë e saj nga Prishtina në Budvë. Kompleksi prej gati tre hektarë e gjysmë, në të cilin ka qenë vendpushim për qytetarët nga Kosova, siç është shkruar në regjistrat kadastralë të Administratës së Patundshmërive është pronë e Malit të Zi dhe se bashkëpërdoruesi është regjistruar në “Rekreaturs”. Kosova ka 99 prona të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Serbi, 15 prona në Bosnjë e Hercegovinë, 8 asete në Maqedoninë e Veriut, në Kroaci sipas të dhënave të AKP-së janë 5 prona, ndërkaq në Slloveni është një pronë.

Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta takon liderët politikë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me ftesë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, vizitoi Malin e Zi. Gjatë vizitës nën shoqërimin e deputetit shqiptar Agron Çela dhe ambasadorëve Flamur Gashi dhe Ridi Kurtezi, u takua me liderët politikë të shqiptarëve në Mal të Zi. Përveç takimeve me liderët politikë z. Meta vizitoi edhe zonën e Krajës dhe i bëri vizitë shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Ostros.

E ardhmja e vendeve të Evropës Juglindore qëndron në bashkëpunim dhe bashkëjetesë

Parlamenti i Malit të Zi në vazhdimësi i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit parlamentar dhe diplomacisë me vendet e Evropës Juglindore, kurse nga konfrontimet dhe përçarjet të gjithë humbin, ka deklaruar Kryetari Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq në seancën e asamblesë parlamentare të procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i cili tubon 13 vende të rajonit. Temë e seancës së sivjetshme është: Fqinjët në Evropën Juglindore së bashku; Forcimi i mekanizmavet të bashkëpunimit për të ardhmen e solidaritetit rajonal. Siç kumtohet, Beçiq ka vlerësuar se tubimet e tilla ndërkombëtare janë me rëndësi të madhe, sepse mundësojnë shkëmbimin e drejtpërdrejtë të mendimeve, njohurive dhe përvojave si dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale ndërmjet shteteve anëtare. Ai ka shtuar se të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por mund të parashohim të ardhmen.

Krivokapiq - Mali i Zi vlerëson lartë përvojën e Luksemburgut

Mali i Zi vlerëson lartë përvojën e Luksemburgut, si model i shtetit të suksesshëm evropian, i cili paraqet shembullin më të mirë se si një shtet i vogël mund të shfrytëzojë të gjitha potencialet ekonomike dhe anëtarësimin në BE për krijimin e një shoqërie të avancuar, ka deklaruar kryeministri Zdravko Krivokapiq. Ai u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Ksavier Betel në kuadër të konferencës ndërqeveritare mbi anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Betel shprehu kënaqësinë për takimin me homologun e tij Krivokapiq, ku porositi se Luksemburgu është shtet mik i Malit të Zi dhe se mbi këto themele ndërtohen marrëdhëniet e të dy vendeve. Ai tha se Luksemburgu përkrah Malin e Zi në proceset integruese duke porositur se do të jetë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme