Pendarovski: MV dhe Turqia janë në çdo sferë pjesë e BE-së e njohur si ‘Evropa e bashkuar’

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në vlerësimin që bëri me rastin e Forumit Diplomatik të Antalies theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Turqia në çdo sferë janë pjesë e Bashkimit Evropian (BE) që quhet ‘Evropa e bashkuar’.

1662287
Pendarovski: MV dhe Turqia janë në çdo sferë pjesë e BE-së e njohur si ‘Evropa e bashkuar’

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski bëri një vlerësim me rastin e Forumit Diplomatik të Antalies, që u zhvillua nga 18 deri në 20 qershor në qendrën turistike Belek në Antalie.

Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Turqia në çdo sferë janë pjesë e Bashkimit Evropian (BE), i njohur si ‘Evropa e bashkuar’

Pasi vuri në dukje se vendi i tij vazhdon të presë fillimin e negociatave që nga viti 2005 kur fitoi statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha se progres nuk ka pasur as në bisedimet që nisën në të njëjtin vit me Turqinë për anëtarësim të plotë në BE.

"Fatkeqësisht, historia evropiane e të dyja vendeve nuk është një histori e suksesshme evropiane. Faji nuk është tek askush, unë do të doja ta kërkoja tek vetja jonë, por nuk mund t’i iki të vërtetës lakuriqe. "Përgjegjës për këtë janë partnerët tanë evropianë dhe Brukseli”,- tha Pendarovski.

Stevo Pendarovski vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se që nga themelimi i vendit të tij, politikanët në të dy vendet kanë përsëritur frazën "Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe perfekte".

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Presidenti Stevo Pendarovski e vazhdoi vlerësimin e tij me fjalët: "Në 10-12 vitet e fundit mund të them se ne kemi e përshpejtuar bashkëpunimin tonë ekonomik. Sot, Turqia është midis 10 investitorëve më të mëdhenj në vend. Statistikat e fundit tregojnë se Turqia është në vendin e gjashtë në listën e 10 investitorëve më të mëdhenj në Maqedoninë Veriore dhe vëllimi i tregtisë midis vendeve tona është në vendin e pestë dhe të shtatë në listën e 10 vendeve më të mira. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë se Turqia është një nga investitorët më të rëndësishëm për vendin tonë."



Lajme të ngjashme