Osmani: Kosova do të qëndrojë në kontakt me Turqinë për të ruajtur mbështetjen e fortë të saj

Duke nënvizuar se ka shumë fusha, ku biznesmenët turq mund të investojnë në Kosovë, Osmani vuri në dukje se mbështetja e Turqisë është e nevojshme gjithashtu për të njohur Kosovën.

1662069
Osmani: Kosova do të qëndrojë në kontakt me Turqinë për të ruajtur mbështetjen e fortë të saj

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu tha se do të qëndrojnë në kontakt për të ruajtur mbështetjen e fortë të Turqisë.

Osmani, në vlerësimin e saj për Anadolu Agency (AA) me rastin e Forumit të Diplomacisë në Antalia (ADF), vuri në dukje se ka çështje të reja që mund të forcohen në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Kosovës, ndërsa përmendi edhe bashkëpunimin tregtar dhe kulturor midis dy vendeve.

Duke nënvizuar se ka shumë fusha, ku biznesmenët turq mund të investojnë në Kosovë, Osmani vuri në dukje se mbështetja e Turqisë është e nevojshme gjithashtu për të njohur Kosovën.

"Ne gjithashtu kemi nevojë për mbështetjen e Turqisë në pikën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Do të vazhdojmë të jemi në kontakt për të bërë atë që duhet të bëhet ndërkombëtarisht, për të ruajtur mbështetjen e fortë të Turqisë, për të marrë jo vetëm votat e saj, por edhe mbështetjen e diasporës. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për prosperitetin dhe zhvillimin tonë, por edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon", bëri të ditur Presidentja Osmani.

"Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe asgjë nuk mund të na ndalojë ta bëjmë këtë", bëri të ditur Osmani, duke shtuar se numri i vendeve që njohën Kosovën doli mbi 100. Presidentja gjithashtu tha se janë takuar me vendet gjeografike të largëta nga Kosova, të cilave u shpjeguan se pavarësia është e drejta e Kosovës.

"Politikisht, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjithashtu tha se pavarësia e Kosovës përputhet me ligjin ndërkombëtar. Prandaj, nuk ka asnjë problem që vendet të njohin pavarësinë e Kosovës", përfundoi ajo.

 


Lajme të ngjashme