Qeveria e Malit të Zi gëzon përkrahjen e plotë të SHBA-ve

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq në Bruksel është takuar me presidentin e SHBA-ve, Xhozef Bajden, i cili ka deklaruar se Qeveria gëzon përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve në procesin e tranzicionit demokratik.

1658896
Qeveria e Malit të Zi gëzon përkrahjen e plotë të SHBA-ve
Zdravko Krivokapiq_Oliver Varhelyi.jpg

Qeveria e Malit të Zi gëzon përkrahjen e plotë të SHBA-ve

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq në Bruksel është takuar me presidentin e SHBA-ve, Xhozef Bajden, i cili ka deklaruar se Qeveria gëzon përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve në procesin e tranzicionit demokratik në Mal të Zi, njoftohet nga Qeveria. Kryeministri u takua edhe me presidentin e Francës, Emanuel Makron, i cili u shpreh se Franca do të jetë gjithmonë mbështetëse e Malit të Zi në rrugën e tij evropiane. Përkrahje Qeverisë i kanë shprehur edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik Boris Xhonson, theksojnë nga Qeveria. Krivokapiq është takuar edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Varhelyi ka shkruar ne Twitter se është takuar me Kryeministrin e Malit të Zi dhe ka biseduar për çështje të ndryshme gjithëpërfshirëse. Ai ka theksuar se gjatë bisedës me Krivokapiq është veçuar rëndësia e implementimit të reformave ekonomike dhe përparimi në fushën e sundimit të ligjit. “I gëzohem konferencës politike ndërqeveritare me Malin e Zi në qershor të bazuar në metodën tonë të reviduar të zgjerimit”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Zëvendëskryeministri  Dritan Abazoviq takohet me ambasadorin e Kosovës në Malin e Zi, Ylber Hysa

Politika e fqinjësisë së mirë, mirëbesimi i ndërsjellë dhe perspektiva evropiane janë karakteristika të  marrëdhënieve të Malit të Zi dhe Kosovës, u kumtua pas takimit të nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe ambasadorit kosovar në Mal të Zi, Ylber Hysa. Abazoviq dhe Hysa konstatuan se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira të bazuara në respektimin e ndërsjellët dhe perspektivën e përbashkët. Abazoviq theksoi se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe Aleancën e NATO-s, dhe se rajoni duhet më fuqishëm t’i përkushtohet reformave të brendshme, të cilat Ballkanin Perëndimor do ta bëjë vend më stabil ekonomik dhe vend më të sigurt për jetë. Abazoviq tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e procesit të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, që është me rëndësi të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, i bindur se dialogu është e vetmja mënyrë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Vazhdojnë aktivitetet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Mal të Zi

Koordinatori i TIKA-s në Mal të Zi, Abdurrahman Toprak u takua me Ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Aleksandar Stijoviq. Në takim edhe një here u vërtetua bashkëpunimi i suksesshëm dhe shumë i rëndësishëm për prodhuesit bujqësorë në Mal të Zi. Në takim u tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të avancohet edhe më shumë në fushën e sigurimit të pajisjeve, mekanizmave bujqësorë, donacion në të mbjella dhe edukimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të kuadrove bujqësore nga Mali i Zi në Turqi. Në takim është përmendur edhe mundësia e lidhjeve dhe bashkëpunimit të studentëve nga Mali I Zi me Universitetin në Stamboll, veçanërisht në fushën e pylltarisë, ku Mali i Zi ka shumë nevojë në këtë fushë për shkak të mungesës së kuadrove të specializuar. Në takim koordinatori i TIKA-s Abdurrahman Toprak ka premtuar se do të vazhdojë me investime në sektorin e bujqësisë e posaçërisht në rajonin verior të Malit të Zi.

Bie numri i të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi 

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 raste të reja të infektimit me koronavirus, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi. Sot nuk është shënuar ndonjë viktimë si pasojë e COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me këtë virus në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1 mijë e 602 persona. Deri sot në ora 15.00 është konfirmuar edhe shërimi i 29 pacientëve. Kurse në Qendrën Klinike të Malit të Zi jetën e kanë në rrezik 7 pacientë pozitivë me koronavirus. Siç bëhet me dije, në këtë institucion janë të hospitalizuar 19 pacientë me infeksionin Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, në Mal të Zi 406 raste të infektimit me koronavirus janë aktive. Në Mal të Zi deri tani janë dhënë mbi 265 mijë doza vaksinash kundër koronavirusit. Dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit e kanë marrë mbi 145 mijë, ose 23,5 për qind të qytetarëve, kurse dozën e dytë mbi 118 mijë ose 19,4 për qind e popullatës.

Edhe një kontingjent i vaksinave Phizer në Mal të Zi

Në Mal të Zi ka arritur edhe një kontingjent i vaksinave Fajzer (Phizer), nga gjithsej 42 mijë doza sa vendit do t’i dorëzohen deri në gusht të këtij viti. Dërgesën e re të vaksinave Fajzer në Aeroportin e Podgoricës e kanë pritur Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq- Bojoviq, ambasadorja e BE-së në Mal të Zi Oana Kristina Popa dhe ambasadorja e Republikës së Austrisë në Podgoricë, Ana Jankoviq. Dërgesa e vaksinave është financuar nga pakoja e ndihmës financiare me vlerë prej 70 milionë eurosh, të cilën Komisioni Evropian e ka miratuar në dhjetor të vitit 2020 me qëllim që partnerëve nga Ballkani Perëndimor t’u ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve të vaksinave, kurse shpërndarjen dhe transportin e ka mundësuar Republika e Austrisë. Ministja Boroviniq- Bojoviq ka shprehur  “falënderim për solidaritet dhe miqësi që po tregon Bashkimi Evropian ndaj shteteve të Ballkanit e në veçanti ndaj Malit të Zi, e posaçërisht falënderimet në emër të Qeverisë në krye me kryeministrin Zdravko Krivokapiq shkojnë për ambasadoret Popa dhe Jankoviq”, tha ajo.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme