Maqedonia e Veriut raporton 21 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka raportuar 21 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe një viktimë.

1656668
Maqedonia e Veriut raporton 21 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka raportuar 21 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe një viktimë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 155.528, ndërsa numri i vdekjeve në 5.471.

Po ashtu edhe numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 149.619, me shtatë pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 438.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 831.031 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.370 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Maqedonia e Veriut ka filluar me imunizimin e popullsisë së saj ndaj virusit që nga 17 shkurti dhe deri më tani të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se janë administruar 442.928 doza të vaksinave, prej të cilave 187.120 tashmë kanë marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19. (AA)



Lajme të ngjashme