Evropa paralajmëron Greqinë për pakicën turke

Këshilli i Evropës (KiE) e ka paralajmëruar edhe një herë Greqinë, e cila vazhdon të shkelë të drejtat e pakicës turke në Trakinë Perëndimore.

1656262
Evropa paralajmëron Greqinë për pakicën turke

Këshilli i Evropës (KiE) e ka paralajmëruar edhe një herë Greqinë, e cila vazhdon të shkelë të drejtat e pakicës turke në Trakinë Perëndimore.

Athinës zyrtare i kërkohet të respektojë vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj).

Greqia vazhdon qëndrimin e saj që injoron pakicën turke të Trakisë Perëndimore dhe nuk respekton marrëveshjet ndërkombëtare, dhe as nuk zbaton vendimet e GjEDNj-së në favor të pakicës turke.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës në takimin që mbajti në Strasburg të Francës e paralajmëroi Greqinë që të zbatojë rezolutat.

Duke kujtuar vendimet e marra nga GjEDNj në vitin 2008 në lidhje me Bashkimin Turk të Xanthit (İşkeçe), Shoqatën Kulturore të Grave Turke të Rodopit dhe Shoqatën e Rinisë së Pakicave të Provincës së Maricës (Meriç), Komiteti tërhoqi vëmendjen në faktin që Athina nuk i ka zbatuar ende këto vendime.

Nënvizohet se Athina është e detyruar t’i zbatojë këto vendime në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës do të diskutojë çështjen edhe një herë në takimin e shtatorit.

 


Lajme të ngjashme