Shqipëria për herë të parë pritet të jetë anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha të martën se zgjedhja e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me statusin e anëtarit jo të përhershëm është një mundësi e jashtëzakonshme.

1655315
Shqipëria për herë të parë pritet të jetë anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB
BM Güvenlik Konseyi.jpg
Arnavutluk Meclisi_Cumhurbaşkanının azledilmesi talebini onayladı_4.jpg
Arnavutluk Meclisi_Cumhurbaşkanının azledilmesi talebini onayladı_3.jpg
Defender Europe 21_Arnavutluk_3.jpg
Defender Europe 21_Arnavutluk_1.jpg
Olta Xhaçka_BM ziyareti.jpg
Olta Xhaçka_Antonio Guterres.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (23/2021)

-Shqipëria për herë të parë pritet të jetë anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha se zgjedhja e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me statusin e anëtarit jo të përhershëm është një mundësi e jashtëzakonshme.

Në një prononcim për mediat, Xhaçka theksoi se “...për Shqipërinë vlen të thuhet që është një mundësi e jashtëzakonshme, patjetër prestigj për politikën e jashtme dhe për diplomacinë e saj por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të thelluar bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët me të cilët ndajmë vlera dhe parime të njëjta, por edhe për të zgjeruar aktivitetin diplomatik të Shqipërisë përtej atyre kufijve që kemi pasur deri më sot, sigurisht të diktuara nga një agjendë që është shumë e madhe për të thënë globale sa i takon paqes dhe sigurisë në Këshillin e sigurimit...”.

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit si përkthehet për Kosovën? Xhaçka u shpreh se “...Kosova patjetër që është çështje e interesit tonë kombëtar dhe patjetër që do të kemi një mundësi shumë të mirë përmes të qenurit në Këshillin e sigurimit për ta risjellë Kosovën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...”.

Patjetër vlen të thuhet që jemi shumë të ndërgjegjshëm për kufizimet që kemi si një vend i vogël në këtë tryezë të madhe, por kjo nuk na pengon që të bëjmë maksimumin për të avancuar ato që janë çështje të interesit kombëtar, çështjet rajonale dhe patjetër ato të paqes dhe sigurisë edhe me gjerë se sa rajoni ynë përmes prioriteteve që i kemi vendosur vetes”, – tha Xhaçka.

Votimi për zgjedhjen e Shqipërisë pritet të zhvillohet të premten, 11 qershor, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Asambleja  e Përgjithshme e OKB do të votojë për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm: Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara. Shqipëria shkon në këtë votim si kandidaturë konsensuale e grupit të vendeve të Evropës Lindore.

***

-Ministrja Xhaçka pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres priti të martën ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me të cilën diskutoi për kandidaturën e Shqipërisë për një vend anëtar jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kontributin i Shqipërisë në misionet paqeruajtëse të OKB-së.

Në takimin e zhvilluar në selinë qendrore të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, Guterres ka vlerësuar respektimin dhe zbatimin e Rezolutës 1325 si dhe rolin dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në të gjitha misionet e OKB, siç është ai në Sudanin e Jugut, ku Shqipëria prej dy vitesh po kontribuon përmes Forcave të Armatosura.

Ministrja Xhaçka ka konfirmuar se angazhimi i Shqipërisë do të vijojë e do të shtrihet edhe në nivele e fusha të tjera nën ombrellën e OKB-së. Ajo i ka paraqitur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, prioritetet e Shqipërisë në tryezën më të lartë vendimmarrëse politike në botë, ku Shqipëria pritet të ulet në janar 2022, pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB këtë të premte.

“Do të punojmë ngushtë së bashku për të çuar më tej prioritetet tona të përbashkëta. Urimet më të mira për Sekretarin e Përgjithshëm në rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë”, tha ministrja Xhaçka pas takimit.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Nju-Jork, ministrja Xhaçka ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë diplomatikë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, ku ka prezantuar prioritetet e Shqipërisë për periudhën 2022-2023: Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme, me theks të posaçëm tek përdorimi i dhunës seksuale si mjet dhe taktikë lufte, respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

***

-Kuvendi i Shqipërisë miraton shkarkimin e Presidentit Meta 

Deputetët e Kuvendit kanë votuar të mërkurën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancë plenare për të shqyrtuar projektvendimin “Për miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë” si dhe shqyrtimin e projektvendim “Për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkak të shkeljeve të rënda””.

Pas diskutimeve nga deputetët, Kuvendi miratoi me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni prezantoi para deputetëve raportin për shkarkimin e Presidentit Meta, raport i cili siç tha ai, i është dërguar edhe Kreut të Shtetit dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.

Në raportin prej 96 faqesh, Komisioni Hetimor ka renditur shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Meta.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se, “Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga parlamenti dhe fjalët për të si President kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë”.

Në seancën plenare për votimin e raportit për shkarkimin e Presidentit, Rama tha se “Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

“Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri tha se “Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i dhanë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore”.

Rama tha se Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve të saj dhe të vetë qytetarëve të saj.

***

-Shqipëria dhe Islanda, dy vendet me më pak raste infektimesh në Evropë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se “në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”.

Rama ndau grafikun dyjavor të publikuar në faqen prestigjioze ourworldindata.org, lidhur me rastet e konfirmuara me COVID-19 për 1 milionë banorë, ku duket rënia drastike e rasteve të infektimeve në Shqipëri.

Që nga nisja e fushatës kombëtare të vaksinimit antiCovid “Shqipëria buzëqesh” në Shqipërijanë kryer mbi 800 mijë vaksinime.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur911 mijë vaksina antiCovid. Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë territorin shqiptar.

Brenda muajit qershor, qeveria shqiptare synon të kryejë 1 milion vaksinime.

***

-Përmbyllet me demonstrime në Poligonin e Bizës, “Immediate Response 21”, pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”

Në përfundim të stërvitjes “Immediate Response 21”, pjesë e paketës së stërvitjes “Defender Europe 21”, ku merr pjesë edhe Turqia  efektivë të Batalionit II të Këmbësorisë kryen demonstrime të përbashkëta me efektivët komando, Forcat Speciale dhe efektivë të Forcës Ajrore. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të “Ditës së Vëzhguesve”, në Poligonin kombëtar të Bizës dhe u ndoq nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor, Bajram Begaj, Komandantë Forcash, Atashetë ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s, të akredituar në Shqipëri, etj.

Gjatë fjalës së tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Bajram Begaj vlerësoi përkushtimin e të gjitha këtyre forcave elitë të FA në përfundim të stërvitjes historike “Defender Europe 2021, duke shtuar se kjo nuk do të jetë e fundit.

“Ne të gjithë e dimë që për të ndërtuar dhe zhvilluar aftësi dhe kapacitete ushtarake të besueshme; për të kryer detyra, misione dhe operacione në përgjigje dhe reagimit ndaj krizave që mund të ndodhin sot, jo vetën në vend, por edhe në zonën euroatlantike, janë të rëndësishme teknika dhe pajisjet, armët dhe sistemet, dhe sigurisht mbështetja logjistike e financat. Këtë e dëshmoi edhe stërvitja e madhe “Defender Europe 21”. Por, në të gjitha aktivitetet e kryera gjatë kësaj stërvitje, unë besoj se më e veçanta dhe më e rëndësishmja janë njerëzit tanë: ushtarët, nënoficerët dhe oficerët. Stërvitja një mujore e zhvilluar këtu dhe e konkluduar me këtë demonstrim, shpreh qartë arritjet dhe vlerat, kur si aleatë, por edhe si anëtarë të NATO-s, bashkohemi për të punuar, për t’u trajnuar dhe bashkëpunuar arrihet një ndërveprim operacional i sigurt dhe i qëndrueshëm”, u shpreh Gjeneralmajor Begaj.

Duke e cilësuar një mundësi të artë për Forcën Tokësore, angazhimin në ‘Defender 2021”, Komandanti i FT Gjeneralbrigade Arben Kingji u shpreh se: “Angazhimi jonë në këtë stërvitje së bashku me trupat e Brigadës 53-të amerikane u mundësoi efektivëve tanë të trajnohen me skenarë të vërtetë luftimesh duke praktikuar procedurat dhe manovrat që janë thelbësore për gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë tonë”.

Efektivët kryen në këtë stërvitje të përbashkët demonstrime të tilla si: goditje objekti nga toka dhe ajri, lirim pengu, alpinizëm, qitje me snajper, qitje me mortaja, veprimet e skuadrës në sulm dhe pas rënies në pritë, dhënien e ndihmës së parë në fushë betejë si dhe evakuimin e të plagosurve.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme