Dendias: Turqia mund të ndryshojë ekuilibrat në Mesdheun Lindor

Në një vlerësim të bërë për fuqinë ushtarake të Turqisë në rajon për gazetën greke "Parapolita", ministri grek Dendias theksoi se Turqia zotëron sisteme që mund t'i përdorë në operacionet sulmuese.

1654364
Dendias: Turqia mund të ndryshojë ekuilibrat në Mesdheun Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, tha të martën se Turqia mund të ndryshojë ekuilibrat në Mesdheun Lindor.

Në një vlerësim të bërë për fuqinë ushtarake të Turqisë në rajon për gazetën greke "Parapolita", Dendias theksoi se Turqia zotëron sisteme që mund t'i përdorë në operacionet sulmuese.

Ministri grek deklaroi se sistemet e armatimit të Turqisë mund të ndryshojnë ekuilibrat e fuqisë në Mesdheun Lindor, duke e përshkruar këtë si "një burim shqetësimi" për ta dhe vendet në rajon.

Ndërkohë që ai bëri edhe deklarata kontradiktore në lidhje me politikën që Greqia ndjek në rajon, tha se nga njëra anë ai forcoi bashkëpunimin me vendet e rajonit, të cilat ai pretendon se kanë të njëjtat shqetësime, nga ana tjetër, ai argumentoi se Greqia nuk bëri një aleancë kundër askujt.

Vizitën muajin e kaluar të ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në Athinë, ai e cilësoi si "një hap drejt forcimit të kanaleve të komunikimit midis dy vendeve".

Duke deklaruar se ata diskutuan me Çavusoglunë të gjitha problemet që ndikojnë negativisht marrëdhëniet me Turqinë, Dendias tërhoqi vëmendjen në bashkëpunimet konkrete që dolën gjatë takimit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias rikujtoi se njihen me Çavusoglunë prej gati 20 vitesh dhe shtoi: "Ne kurrë nuk e kemi fshehur faktin që kemi marrëdhënie miqësore" duke nënvizuar se marrëdhëniet personale nuk mund të ngatërrohen me detyrën.

 



Lajme të ngjashme