Në Prishtinë u mbajt marshim solidariteti me popullin e palestinez

Qytetarët kosovarë sot morën pjesë në marshimin e organizuar nga OJQ-ja “Kolektivi për Mendim dhe Veprim” në mbështetje të popullit palestinez, i cili përballet me sulmet e Izraelit.

1639491
Në Prishtinë u mbajt marshim solidariteti me popullin e palestinez

“Liri për Palestinën”, “Mos e bombardoni Gazën”, “Kundër spastrimit etnik”, “Poshtë fashizmi Izraelit”, kanë qenë disa nga thirrjet e qytetarëve kosovarë në një marshim solidariteti me popullin palestinez të mbajtur sot në Prishtinë.

Marshimi, i cili u organizua nga organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me mbi 100 pjesëmarrës, vazhdoi përgjatë shesheve të tjera, duke ndaluar para sheshit “Skënderbeu”.

Në një fjalë rasti, aktivisti i shoqërisë civile Gamend Qyqalla theksoi se shtypja dhe mbajtja nën dhunë të vazhdueshme e popullit palestinez nga Izraeli është cenim i të drejtave themelore dhe lirisë së popujve kudo.

Rezistenca e palestinezeve për të mos u dëbuar nga shtëpitë e tyre, tha se po sjell dhunën izraelite më të madhe që ka ndodhur viteve të fundit ndaj tyre.

“Ditët e fundit jemi dëshmitarë të lajmeve dhe pamjeve tmerruese që vijnë nga qytetet palestineze, e që po tregojnë dhunën shtetërore e krimet e Izraelit që po i kryejnë mbi popullin palestinez. Kjo është shtypje sistematike, e cila është përshkallëzuar këto ditë dhe nuk është diçka e re, por është vazhdimësi e 73 viteve. Kjo dhunë po përdoret që të arrihet ndryshimi demografik dhe po vazhdon edhe përderisa ne jemi këtu”, theksoi Qyqalla.

Qyqalla theksoi se Gaza e okupuar, tash sa kohë nga Izraeli po bëhet e pajetueshme nga bombat e panumërta që ranë ditëve të fundit.

Izraeli i sotëm është fashizmi i dikurshëm, andaj ne kemi përgjegjësi morale e njerëzore ta kundërshtojmë. Padrejtësinë kudo që ndodh, ajo pamundëson çfarëdo drejtësie në botë, prandaj çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez, është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim. Prandaj, ne nga këtu sot solidarizohemi me rezistencën palestineze”, theksoi ai. (Anadolu Agency - AA)

 


Lajme të ngjashme