Mali i Zi - Hiqet ora policore dhe lejohet komunikacioni ndërurban në fundjavë

Sipas masave të reja hiqet ndalimi i trafikut ndërurban gjatë fundjavës dhe po ashtu hiqet ora policore.

1638434
Mali i Zi - Hiqet ora policore dhe lejohet komunikacioni ndërurban në fundjavë
Karadağ koronavirüs durumu.jpg
Karadağ.jpg
Karadağ koronavirüs.jpg
Karadağ korona.jpg
Karadağ korona 2.jpg

Mali i Zi - Hiqet ora policore dhe lejohet komunikacioni ndërurban në fundjavë

Pas trendit pozitiv të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, prej sot më 12 maj do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas masave të reja hiqet ndalimi i trafikut ndërurban gjatë fundjavës dhe po ashtu hiqet ora policore. Muzika live në tarracat e restoranteve dhe objekte hoteliere shtyhet për një orë dhe lejohet prej orës 19 deri në 22. Ministria apelon tek qytetarët dhe afaristët të cilët kanë treguar vetëdije të lartë për ruajtjen e shëndetit publik që të vazhdojnë të respektojnë masat e parapara, kurse të gjitha inspekcionet apelojnë që të vazhdojnë me kontrolle. Ministria e Shëndetësisë tërheq vërejtjen se në rast të keqësimit të situatës epidemiologjike përsëri dhe pa hezitim do të aktivizohen masat e ndalesës dhe të kufizimit të lëvizjes së lirë.

Ministrja Bojoviq: Masat ende rreptësishtë duhet të respektohen

Qytetarët e Malit të Zi duhet ta kuptojnë sa është e rëndësishme respektimi i masave epidemiologjike derisa zgjatë vaksinimi, prandaj tubimet eventuale do të rrezikonin situatën epidemiologjike, e cila ditëve të fundit është përmirësuar dukshëm, ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq. Sipas saj situata epidemiologjike në Mal të Zi është shumë më e mirë se çka qenë në periudhën paraprake, çka e vërteton edhe drejtori rajonal i organizatës botërore të shëndetësisë, Hans Kluge, duke iu referuar situatës në tërësi. Ajo që është tani me rëndësi, -siç thotë ajo-, situata epidemiologjike të mbetet në këtë nivel dhe numrat të zvogëlohen edhe më shumë se aktualisht. Që kjo të ndodhë, duhet të respektohen dy faktorë, në njërën anë masat epidemiologjike, kurse në anën tjetër vaksinimi masiv, deklaroi Boroviniq- Bojoviq.

Bie numri i të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi

Të dhënat 24 orëve të fundit të Institutit për Shëndet Publik tregojnë se 84 persona janë infektuar me koronavirus, kurse vetëm një person ka humbur jetën. Më së shumti raste u regjistruan në Podgoricë, 17, në Nikshiq 9, Rozhajë 8, në Ulqin u regjistruan 4 raste të reja kurse në Tuz 1. Gjatë kësaj kohe raportohet për 150 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 1.688. Në Qendrën Spitalore të Podgoricës situata po ashtu është përmirësuar dukshëm dhe në të aktualisht po trajtohen 52 pacientë, 21 prej të cilëve në rrezik për jetën. Sa I përket vaksinimit, ne Mal te Zia i po ecën me ritme të shpejta dhe deri tani janë vaksinuar 19,5 % e qytetarëve të moshës madhore, ose 14,3% të popullatës së përgjithshme, me dozën e parë 88 mijë e 965, kurse me dozën e dytë 31 mijë e 830 persona.

Ambasadorja e Britanisë në Mal të Zi, Karen Maddocks vizitoi komunën e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti në takim shkëlqesinë e saj, ambasadoren e Britanisë se Madhe në Mal të Zi, Karen Maddocks. Në takim, ndër të tjera u diskutua mbi investimet dhe projektet e reja zhvillimore të Komunës së Tuzit si dhe mbi problematikat e ndryshme me të cilat Komuna është përballur kohët e fundit. Teksa përgëzoi Kryetarin Gjeloshaj për punën e bërë, ambasadorja Maddocks u shpreh e gatshme për bashkëpunim në të ardhmen. Mbas takimit, ata vizituan Xhaminë e Nizamit si dhe Kishën e Shna Ndout në Tuz.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme