“Defender Europe 21” nis në Durrës stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor

Në Portin e Durrësit nisi të martën stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Evropë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s.

1635433
“Defender Europe 21” nis në Durrës stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor
Arnavutluk_Defender Europe 21_12.jpg
Defender Europe-21 tatbikatı.jpg
thy.jpg
Oliver Varhelyi_Edi Rama_Tiran_Rinas_3.jpg
Arnavutluk Cumhurbaşkanı_ilir meta.jpg
Arnavutluk Meclisi_genel oturum.jpg
Arnavutluk_İstanbul Derneği Ramazan yardımı_6.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (18/2021)

-“Defender Europe 21”, nis në Durrës stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor

Në Portin e Durrësit nisi të martën stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Evropë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë, ku marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet në 7 baza të ndryshme në Shqipëri.

“Defender 21” do të zgjasë deri në 9 Qershor 

Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat Armatosura Shqiptare, do të përfaqësohen me rreth 1000 trupa.

Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

Nga ana tjetër, “...Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë besnikërisht krah për krah jush si një vend që ndoshta nga pikëpamja numerike nuk i ofrojmë shumë kësaj aleance, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë unikale për botën tonë, ne dëshirojmë të jemi gjithmonë më të denjë e të vyer brenda kësaj aleance...”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e organizuar në portin e Durrësit.

Kryeministri shprehu bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër sesa një moment i rëndësishëm i të gjithë punës së përbashkët në funksion të rritjes dhe forcimit të kapaciteteve, sepse siç tha ai, “besoj se kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë”.

Ne, vijoi ai, “...vazhdimisht i vlerësojmë këto marrëdhënie si të shkëlqyera, por ato mund të jenë gjithmonë e më të shkëlqyera falë një besimi të madh dhe një ndërveprimi reciprok të vazhdueshëm...”.

Kryeministri vlerësoi se “...Ky është një moment historik për ne të gjithë që na mbush me krenari, por edhe me përgjegjësi...Suksese për këtë stërvitje unikale në gjithë historinë e marrëdhënieve tona që shpresoj se do të pasohet nga të tjera për t’i dhënë gjithë rajonit një mesazh shumë të qartë, por edhe përtej rajonit kujtdo që ka nevojë për përgjigje të drejtpërdrejta lidhur me qëndrimin tonë të vendosur brenda kësaj aleance, në krah të SHBA-së dhe së bashku me të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur që për lirinë dhe demokracinë të paguajnë çdo çmim...”, tha Rama.

Pjesë e ceremonisë për nisjen e stërvitjes në Portin e Durrësit ishin presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përfaqësues të ushtrisë amerikane, drejtues të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ambasadorë.

Presidenti Meta në fjalën përshëndetëse tha se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ndihet shumë e vlerësuar për faktin se i është besuar kjo përgjegjësi madhore e vendit pritës të stërvitjes.

"...NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë dhe besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj ka qenë dhe është unanime ashtu sikur është dhe vokacioni dhe përkatësia jonë evropiane. Synimi dhe objektivat që NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet aleate dhe partnere kanë vendosur për këtë stërvitje, i japin një mundësi të shkëlqyer forcave tona të armatosura për të testuar aftësitë operacionale...", u shpreh Meta.

Tod Wolters, komandat i komandës së SHBA-së në Evropë, tha se "jemi më të fortë të gjithë së bashku. Qëllimi është që të demonstrojmë aftësitë tona kolektive për të kryer operacione të njëkohshme nëpër këto 12 vende. Nëpërmjet ‘Defender Europe 21’ ne do të bëjmë atë që quhet një stërvitje e një force të përbashkët nga forca shumëkombëshe", tha Wolters.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Bajram Begaj, tha se "Defender Europe 21" është stërvitje e natyrës mbrojtëse dhe me mesazhe të fokusuara në reagimin e nevojshëm në rast krize apo konflikti.

Sipas autoriteteve shqiptare, në stërvitje do të marrin pjesë trupa nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera..

Në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe do të angazhohen trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, anije, avionë, helikopterë, sisteme raketash patriot dhe automjete jo luftarake.

***

-145 mijë doza të vaksinës Pfizer 100% financim i BE për Shqipërinë/ i: Për t’ju treguar që keni rëndësi për ne 

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, cili zhvilloi të mërkurën një vizitë zyrtare në Shqipëri, deklaroi gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama ne aeroportin e Rinasit se, BE sjell në Shqipëri 145 mijë doza të vaksinës Pfizer, që janë 100% financim i BE.

“Është në fakt një ditë vërtetë e mrekullueshme dita e sotme për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe natyrisht që është e tillë edhe për Shqipërinë”, u shpreh Varhelyi.

“Jam vërtetë, vërtetë, shumë i kënaqur që kemi arritur në fundin e këtij procesi që më ka sjellë këtu me dorëzimin e vaksinave”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndërkohë që tanimë kanë mbërritur në Shqipëri dozat e para të vaksinave antiCovid Pfizer nga Bashkimi Evropian, deri në gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave.

Rama vlerësoi se Komisioneri Varhelyi ka qenë qysh në krye të herës zëri i arsyes në Komisionin Evropian për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave.

Nga ana tjetër, Rama nënvizoi faktin se falë Komisionerit në radhë të parë KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes por edhe për vaksinimin e vendeve evropiane, përfshirë në këtë rast 6 vendet e rajonit.

***

-Partia Socialiste në pushtet kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e presidentit Meta

Partia Socialiste e Shqipërisë  ka iniciuar një kërkesë për shkarkimin e presidentit të Ilir Meta, me argumentin se përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit "ka kryer veprime në kundërshtim me kushtetutën".

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat tha se prej ditës së premte, të kaluar është institucionalizuar kërkesa e deputetëve drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për fillimin e procedurës për shkarkimin e presidentit Meta.

Duke folur në lidhje me kërkesën e deputetëve të partisë në pushtet, ai tha se "...Kanë depozituar kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit për fillimin e procedurës së shkarkimit të presidentit të Republikës lidhur me vlerësimin e deputetëve kërkues se presidenti i Republikës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore ka kryer veprime që bien në kundërshtim me kushtetutën e vendit. Ka vazhduar në mënyrë të vazhdueshme të kryejë veprime që bien në kundërshtim me frymën e ligjit dhe të kushtetutës dhe në këtë këndvështrim Kuvendi i Shqipërisë do të shprehet me vendim në ditët në vijim lidhur me këtë kërkesë...", u shpreh Balla.

Ai theksoi se presidenti shqiptar duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar. "...Unë besoj që Kuvendi aktual e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më datë 8 korrik që është data e fundit e mbledhjes së këtij kuvendi...", theksoi më tej Balla.

Ndër të tjera në kërkesë thuhet se "Ilir Meta në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë ka humbur rolin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar dhe moderatorin e konfliktit politik. Përkundrazi me mesazhet e tij drejtuar publikut në periudhën para dhe gjatë fushatës zgjedhore ka treguar se linja e tij politike është e qartë, kundër mazhorancës në pushtet dhe popullit që atë e mbështet".

***

-Veprimtari jubilare në 210-vjetorin e lindjes dhe 140-vjetorin e vdekjes së Hasan Tahsini

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi pak ditë më parë një veprimtari jubilare në 210-vjetorin e lindjes dhe 140-vjetorin e vdekjes së filozofit dhe veprimtarit Hasan Tahsini.

Akad. Pëllumb Xhufi, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, hapi veprimtarinë duke theksuar se Hasan Tahsini ishte i pari që përhapi në perandorinë osmane shkencat e natyrës dhe ligjet e gjithësisë e rruzullimit në historinë e saj, por edhe i pari që përhapi në popullsinë shqiptare mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, i cili në historinë e kulturës shqiptare të Rilindjes Kombëtare, ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX.

Akademiku Rexhep Meidani në kumtesën e tij e vlerësoi Hasan Tahsinin si një dijetar e patriot që duhet të vendoset në panteonin kombëtar të diturisë dhe atdhedashurisë, i cilësuar njëkohësisht si një nga pionierët e shkencave moderne të shekullit XIX në perandorinë osmane.

Sipas tij, paralelisht me studimet për shkencat natyrore, ai ndoqi leksionet si i jashtëm edhe në disa fakultete të tjera, duke përvetësuar kështu njohuri të thelluara në fizikë e matematikë, astronomi e gjeologji, kimi e biologji, filozofi e psikologji.

Veprimtarinë e përshëndeti mësuesja Teuta Tabaku që jeton në Turqi, e cila falënderoi Akademinë e Shkencave për kthimin e vëmendjes ndaj veprës dhe figurës së ndritur të dijes dhe të rilindjes siç ishte Hasan Tahsini.

Veprimtarinë jubilare e përshëndeti Alket Veliu, kryetar i shoqatës “Hasan Hahsini”, i cili falënderoi Akademinë e Shkencave dhe kumtuesit për ndriçimin që i bënë veprës së Hasan Tahsinit, dhe premtoi të kontribuonte në botimin e veprës së plotë.

***

-Shoqata “Istanbul” shpërndan pako ushqimore dhe detergjent për muajin e Ramazanit

Shoqata “Istanbul” ka nisur shpërndarjen e ndihmave për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Shpërndarja e ndihmave për muajin e Ramazanit, është një e projektit i përvitshëm, i cili mundësohet falë mbështetjes sëfondacionit Aziz Mahmud Hudayi, në Turqi dhe zbatohet gjatë këtij muaji të bekuar.
Do të përfitojnë nga ky projekt rreth 1300 familje dhe individë në nevojë të Qarkut Shkodër, në rrethet Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe.

Në këtë vit shpërndarja do të shtrihet edhe në rrethet Tiranë, Vlorë, Berat dhe Mamurras.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme