Turkoviq: Turqia luan rol konstruktiv dhe stabilizues në rajonin e Ballkanit

Ministrja e Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës, Bisera Turkoviq deklaroi se Turqia luan rol konstruktiv dhe stabilizues në rajonin e Ballkanit.

1634536
Turkoviq: Turqia luan rol konstruktiv dhe stabilizues në rajonin e Ballkanit

Ministrja e Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës, Bisera Turkoviq deklaroi se Turqia luan rol konstruktiv dhe stabilizues në rajonin e Ballkanit.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, i cili ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë për kontakte zyrtare, pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve së bashku me homologen e tij Bisera Turkoviq organizuan një konferencë për shtyp.

Turkoviq falënderoi Turqinë dhe popullin turk për ndihmë në vaksina në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit, ndërsa tha se “Vetëm miqtë e vërtetë i përgjigjen thirrjeve tona për ndihmë të bëra kohëve të fundit”.

Duke vënë në dukje rëndësinë që ka për rajon zhvillimi dhe stabiliteti i Bosnjë-Hercegovinës, ministrja Turkoviq tha: “Turqia ka një rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon. Ajo jo vetëm që përkrahë tërësinë territoriale të Bosnjë-Hercegovinës, por në të njëjtën kohë përkrahë edhe anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian.”

Turkoviq gjithashtu bëri të ditur se Turqia është aleatja më e rëndësishme e Bosnjës në bashkëpunim me NATO-n, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia është gjithashtu një partnere e rëndësishme në tregtinë e jashtme të Bosnjë-Hercegovinës. Sado që Bosnjë-Hercegovina ka shënuar deficit në marrëdhëniet e tregtisë së jashtme shifrat e eksportit në rritje kohëve të fundit janë shpresëdhënëse”.

Ministrja shtoi se me Çavusoglun kanë biseduar gjithashtu në lidhje me migrimin e parregullt dhe bashkëpunimin në fushat e sigurisë dhe kulturës, ndërsa tha: “Besojmë se marrëdhëniet me Turqinë do të forcojnë Bosnje-Hercegovinën dhe të gjithë popujt e saj.”

 


Lajme të ngjashme