Në Mal të Zi nis vaksinimi masiv i popullsisë

Në Mal të Zi ka nisur të martën vaksinimi masiv i popullatës duke ngritur mbi 140 pika vaksinimi në të gjitha qytetet.

1634422
Në Mal të Zi nis vaksinimi masiv i popullsisë
sputnik aşı süper
oxford-astrazeneca covid-19 aşısı.jpg
Coronavac aşısı.jpg
Covid-19 rus aşısı Sputnik V.jpg
Karadağ.jpg
Karadağ_Ulqin_Ülgün_Ulcinj.JPG

Në Mal të Zi nis vaksinim masiv i popullsisë

Në Mal të Zi ka nisur të martën vaksinimi masiv i popullatës duke ngritur mbi 140 pika vaksinimi në të gjitha qytetet. Në fillim të këtij muaji, Mali i Zi siguroi mbi 200.000 doza të vaksinës kineze “Sinofarm”. Vaksinimi në Mal të Zi ka filluar më 20 shkurt, pas arritjes së 2.000 dozave të para të vaksinës ruse “Sputnik V” si donacion nga Serbia. Deri tani 40.843 qytetarë në Mal të Zi kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID-19, që do të thotë 6,81 për qind e popullsisë. Dy doza i kanë marrë 24.674 qytetarë, apo 4,11 për qind e popullsisë. Ndërkohë të martën ka mbërritur kontingjenti i parë prej 2.340 vaksinave “Pfizer/BioNTech”. Deri në fund të gushtit do të arrijnë gjithsej 42.000 vaksina të tilla. “Pas vaksinës ruse Sputnik V, kinezes Sinofarm dhe britanikes AstraZeneca, ky është lloji i katërt i vaksinës kundër COVID-19 që u vihet në dispozicion qytetarëve të Malit të Zi. Kontingjenti i vaksinave Pfizer/BioNTech u financua nga Komisioni Evropian, i cili, vitin e kaluar miratoi një paketë të ndihmës prej 70 milionë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Shpërndarja e vaksinave u bë e mundur nga Austria, e cila ka lidhur marrëveshje ligjore me prodhuesin dhe partnerët nga Ballkani Perëndimor”, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.

Në Mal të Zi qëndroi për vizitë komisionari i lartë evropian Oliver Varheli 

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varheli vizitoi të martën Malin e Zi me rastin e mbërritjes së kontingjentit të parë të vaksinave “Pfizer” të financuara nga BE. Ai me këtë rast deklaroi se Bashkimi Evropian filloi me dërgimin e vaksinave, të cilat i ka premtuar. Varheli tha se dozat e vaksinës janë këtu për ta ndihmuar Malin e Zi, duke shtuar se BE-ja qëndron pas Malit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Zdravko Krivokapiq e falënderoi Varhelin, BE-në dhe të gjithë ata që janë në solidaritet me Malin e Zi. Kryeministri Krivokapiq së bashku me komisionarin Varheli vizituan disa pika të vaksinimit në Podgoricë.

Shënon rënie numri i të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi

Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi si dhe laboratorët e tjerë publikë dhe privatë, të cilët merren me diagnostikimin e virusit korona, gjatë 24 orëve të fundit kanë përfunduar analizën dhe Institutit i kanë dorëzuar rezultatet për 1.018 mostra të koronavirusit. Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, 6 persona e kanë humbur betejën nga koronavirusi, kurse janë regjistruar edhe 95 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Numri i përgjithshëm i vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid-19 në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë është 1 mijë e 516 persona. Deri sot në orën 15.00 është konfirmuar edhe shërimi i 200 pacientëve të tjerë. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive të të prekurve me Covid-19 në Mal të Zi është 2.085, kurse prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar ky numër në Mal të Zi, ka shkuar në 97.813 persona, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik.

Turistët nga Kosova vizituan Ulqinin me rastin e festave të 1 Majit 

Me rastin e festave të 1 majit Ulqini ishte sërish shumë i vizituar nga turistët nga Kosova. Gjatë katër ditëve të festës me ftesë të Organizatës Turistike të Ulqinit, në Ulqin qëndroi grupi prej 30 gazetarësh nga mediat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast ata u bindën për gatishmërinë e punëtorëve turistikë në Ulqin, me të cilët biseduan për sezonin e këtij viti. Me gazetarët nga Kosova biseduan kryetari i Komunës Aleksandër Daboviq dhe drejtori i OT-së Gzim Hajdinaga. Ulqinakët tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për ata që preferojnë t’i kalojnë pushimet në këtë bregdet. Madje, shumë hotele dhe shtëpi private që ofrojnë apartamente turistike kanë shpalosur nëpër rrjetet sociale ofertat e tyre me zbritje të mëdha. Punëtorët turistikë të qytetit janë të bindur se kosovarët këtë verë do ta vizitojnë Ulqinin, i cili sipas tyre ofron kushte të mira për turistët që e zgjedhin këtë bregdet për t’i kaluar ditët e nxehta së verës të këtij viti. Ata tashmë kanë nisur t’i prezantojnë ofertat turistike në Kosovë, pasi që mysafirët nga Kosova përbëjnë 70 për qind të pushuesve në bregdetin e Ulqinit. Përparësi këtë sezon turistik do të jenë edhe masat e lehtësuara për hyrje të mysafirëve nga Kosova. Të gjithë mysafirët që vijnë nga Kosova nuk do të kenë të nevojshëm testime të ndryshme apo dhe pengesa të ngjashme. Pas vitit të kaluar, ku sezoni turistik dështoi, për këtë vit shpresat janë të mëdha.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme