Në Shqipëri TIKA shpërndan ndihma për fëmijët jetimë dhe familjet në nevojë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR vazhdon të shpërndajë ndihma në Shqipëri për familjet në nevojë me rastin e muajit të Ramazanit.

1633372
Në Shqipëri TIKA shpërndan ndihma për fëmijët jetimë dhe familjet në nevojë
TİKA_Alsar_Arnavutluk_Ramazan 2021_yardım_13.jpg
TİKA_Alsar_Arnavutluk_Ramazan 2021_yardım_16.jpg
TİKA_Alsar_Arnavutluk_Ramazan 2021_yardım_15.jpg
TİKA_Alsar_Arnavutluk_Ramazan 2021_yardım_20.jpg
TİKA_Alsar_Arnavutluk_Ramazan 2021_yardım_3.jpg

TIKA dhe ALSAR shpërndajnë ndihma në Shqipëri për fëmijët jetimë dhe familjet në nevojë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim më Fondacionin ALSAR vazhdon të shpërndajë ndihma në Shqipëri për familjet në nevojë me rastin e muajit të Ramazanit.

 

Në ceremoninë e shpërndarjes së ndihmave për fëmijët jetimë në mjediset e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, që mbështet familjet e fëmijëve jetimë.

Ambasadori Yörük gjatë fjalës përshëndetëse, duke uruar që muaji i Ramazanit të sjellë shëndet dhe mbarësi, tha se: "…Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e do shumë popullin shqiptar. Meqenëse ju mban gjithmonë në zemrën e tij dua të sjell përshëndetjet e tij. Ne çdo vit në muajin e Ramazanit falë edhe kontributit të zyrës së TIKA-s në Tiranë në bashkëpunim me fondacionin ALSAR mblidhemi këtu".

"Ne si shtet turk përveç ndihmës së madhe që jep TIKA kemi institucione dhe organizata, si duke filluar nga Ministria e Jashtme, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë, Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), që shpërndajnë ndihma të ndryshme në të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë. Për shkak të miqësive dhe vëllazërisë që shteti turk dhe shteti shqiptar kanë ndër vite së bashku ne kemi vazhduar dhe do të vazhdojmë përkrah njëri-tjetrit edhe për shumë vite të tjera", u shpreh ambasadori turk.

Ai tha se së bashku me presidentin Recep Tayyip Erdoğan Turqia do të vazhdojë të jetë pranë në çdo moment.

Duke folur për mbështetjen e shtetit turk për Shqipërinë, ambasadori turk iu drejtua të pranishmëve se "Tërmetin e vitit 2019 ne e kemi përjetuar të gjithë së bashku. Ne nuk iu lamë vetëm përgjatë asaj periudhe. Më pas erdhi pandemia COVID-19, por edhe aty iu gjendëm pranë. Vuajtjet dhe dëshpërimi juaj ishin vuajtjet dhe dëshpërimi jonë gjithashtu".

Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, duke falënderuar institucionet turke, në fjalën e tij tha se të gjitha këto ndihma jepen për t'u ardhur në ndihmë vëllezërve shqiptarë.

"...Ashtu si çdo vit edhe sot neve po na qëndron pranë institucioni bamirës i Turqisë në Shqipëri, TIKA, e cila do të ndihmojë të gjithë fëmijët jetimë të fondacionit tonë me pako ushqimore. Kontingjenti i sotëm starton me 1.000 pako këtu në Tiranë dhe në ditët në vazhdim do të kalojmë në të gjithë qytetet e Shqipërisë, ku në total të gjithë fëmijët e regjistruar pranë fondacionit tonë 3.500 fëmijë do të marrin të gjitha ndihma humanitare e rastin e muajit të Ramazani...t", u shpreh Gurra.

Pasi e bëri dhe njëherë të njohur kujdesin e veçantë të treguar nga “ALSAR”-i për fëmijët jetimë, ai uroi një Ramazan të mbarë dhe agjërim të lehtë për çdokënd si dhe shprehu mirënjohje për kontributin e TİKA-s për fëmijët jetimë të ndihmuar nga “ALSAR”-i!

TIKA do të shpërndajë në Shqipëri 3.500 pako me produkte ushqimore si miell, sheqer, oriz, vaj, makarona, kripë dhe produkte të tjera

Nga ana tjetër, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, po në bashkëpunim me  ALSAR  vazhdon të ofrojë ndihmë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm dhe për familjet në nevojë. 

TIKA ka organizuar këto ditë shpërndarjen e ndihmave për dhjetëra familje me fara të misrit, jonxhës dhe fasules si dhe plehra kimike për 50 familjet e fëmijëve jetimë në fshatin Vishnje në Qarkun e Tiranës.

Gjatë shpërndarjes ishin të pranishëm koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Tiranë, Emine Gizem Başkan, përfaqësuesit e Fondacionit ALSAR që mbështet fëmijët jetimë, si dhe zyrtarë të tjerë.

Banorët vlerësuan për ndihmat e shtetit turk, duke theksuar se gjendet gjithmonë pranë familjeve në nevojë.

"...Ne duam dhe kërkojmë ndihmë gjithmonë. Ka qenë gjithmonë në krah (Turqia) dhe na ka ndihmuar gjithmonë. Falënderoj shtetin turk për ndihmën që na ka dhënë. Që nga tërmeti e tutje ka qenë pranë...", u shpreh ajo.

Një tjetër banore e cila shprehu falënderimet për mbështetjen e Turqisë e cila  tha se Turqia iu është gjendur pranë për shumë gjëra.

Florenc Muça, familja e të cilët është mbështetur nga TIKA tha se shteti turk iu është gjendur pranë në çdo lloj vështirësie.

"...Falënderoj shumë shtetin turk që na është gjendur pranë me ndihma. Na është gjendur pranë në çdo lloj vështirësie. E falënderojmë për gatishmërinë që ka treguar dhe që na është gjendur pranë me ndihma, duke na i plotësuar të gjitha nevojat...", tha Muça.

Farërat bujqësore të dhuruara këtyre familjeve janë një ndihmë e drejtpërdrejtë ekonomike për to, si një mundësi e mirë për ta shfrytëzuar tokën që zotërojnë, për ta mbjellë dhe për të marrë prodhime të domosdoshme për jetesën.

Për 50 familje të fëmijëve jetimë në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Elbasan janë dhuruar tre lloje farërash, fasule, misër dhe jonxhë.

Ndihma e dhënë këtyre familjeve me farëra bujqësore është shprehje e solidaritetit human të treguar gjatë muajit të Ramazanit, si dhe treguese e vëmendjes së veçantë që kanë ndaj tyre Fondacioni “ALSAR” dhe organizata e institucione të ndryshme bashkëpunuese me të, si TİKA.

Fondacioni “ALSAR” ka një aktivitet të gjerë bamirës dhe humanitar, një pjesë të mirë të të cilit e zë ndihma për fëmijët jetimë dhe familjet e tyre.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme