Shqipëri - TIKA shpërndan vakte iftari për familjet në nevojë

TIKA vaktet e iftarit i shpërndan çdo ditë në Shqipëri për 100 persona dhe projekti në fjalë është për gjithë muajin e Ramazanit.

1631853
Shqipëri - TIKA shpërndan vakte iftari për familjet në nevojë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon të shpërndajë ndihma dhe vakte të iftarit në Shqipëri për familjet në nevojë me rastin e muajit të Ramazanit.

TIKA në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR të premten ka shpërndarë vakte të iftarit për familjet e fëmijëve jetimë dhe familjet e tjera në nevojë në fshatin Momël në Kavajë.

Të pranishëm gjatë organizimit të iftarit ishin koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, si dhe zyrtarë të tjerë.

TIKA vaktet e iftarit i shpërndan çdo ditë në Shqipëri për 100 persona dhe projekti në fjalë është për gjithë muajin e Ramazanit.

Sipas TIKA-s, viti 2021 është titulluar si viti i Yunus Emre-s dhe gjuhës turke, si dhe viti i Haxhi Bektashi Veliut. Në këtë kuadër TIKA ka nisur një projekt për të shpërndarë ndihma me rastin e muajit të Ramazanit në 87 vende të botës.

Ndërkohë, TIKA ka ofruar mbështetje dhe realizuar projekte në fusha të ndryshme në Shqipëri si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbështetje me ndihma të ndryshme për familjet në nevojë. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme