Sulm me thikë në një xhami në Tiranë, kapet autori

Policia e Tiranës ka arrestuar sulmuesin që plagosi me thikë 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha” në kryeqytet.

1624510
Sulm me thikë në një xhami në Tiranë, kapet autori

Policia e Tiranës ka arrestuar sulmuesin që plagosi me thikë 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha” në kryeqytet.

“Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, i cili u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë.

Bëhet e ditur se policia ka filluar hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

 



Lajme të ngjashme