COVID-19 në Maqedoninë e Veriut - 31 viktima dhe 908 raste të reja

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 147.094, ndërsa ai i viktimave në 4.443.

1623798
COVID-19 në Maqedoninë e Veriut - 31 viktima dhe 908 raste të reja

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 364 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 24 viktima.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 147.094, ndërsa ai i viktimave në 4.443.

Institucionet shëndetësore raportojnë për 689 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 122.810 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 691.255 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.379 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 19.841. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme