Rifillojnë fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”

Në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" kanë rifilluar fluturimet pas anulimit dyditor të tyre për shkak të ndërprerjes së punës nga kontrollorët e trafikut ajror.

1617990
Rifillojnë fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”
ingiltere, uçuş 1.jpg
Arnavutluk korona_uçuş yasağı2.jpg

Në Shqipëri kanë rifilluar fluturimet pas anulimit dyditor të tyre për shkak të ndërprerjes së punës nga kontrollorët e trafikut ajror.

Rikthimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" e paralajmëroi edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila në rrjetet sociale ka shkruar se duke filluar nga dita e sotme operimet në aeroport dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet.

Gjatë ditës së djeshme rifilluan fluturimet humanitare, fluturimet emergjente, ato shëndetësore, fluturimet diplomatike, fluturimet shtetërore dhe ushtarake, ndërkohë nga sot rifilluan edhe fluturimet komerciale për udhëtarët.

Puna në aeroport u normalizua pas ardhjes së kontrollorëve të huaj, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, edhe nga Turqia.

Dje, kryeministri Rama në një emision televiziv në Shqipëri tha se puna do të vazhdojë normalisht.

"Një pjesë e tyre në bazë edhe të thirrjes që unë personalisht kam bërë dhe ministrja ka bërë janë kthyer dhe janë të gatshëm për të filluar punën. Vazhdimësia e punës është e garantuar. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë. Nesër mbërrijnë dhe një grup kontrollorësh të tjerë të Greqisë. Turqit dhe grekët do të punojnë bashkë për të garantuar vijimësinë e punës dhe natyrisht do të jetë një moment i shkëmbimit të eksperiencave dhe dijeve. Është një akt i mirëfilltë solidariteti në kushte shumë të rënda", ka theksuar kryeministri Rama.

Në lidhje me situatën e krijuar në aeroport u arrestuan tre prej kontrollorëve që ndërprenë punën, me akuzën për "shpërdorim detyre në bashkëpunim", ndërsa dhjetëra të tjerë u shoqëruan nga policia për t'u marrë në pyetje.

Kujtojmë se me anë të një deklarate për mediat, Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) tha se vendimi për uljen e pagave të kontrollorëve është realizuar pa asnjë proces konsultimi dhe sipas tyre shkel një numër të konsiderueshëm ligjesh.

Ndërkohë pagat e tyre janë ulur për shkak të ndikimeve të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas kësaj sindikate, situata në lidhje me trajtimin e kontrollorëve "ka krijuar një gjendje të rrezikshme dhe nivel stresi shumë të madh për kontrollorët e trafikut ajror", të cilët vendosën ndërprerjen e punës. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme