Mali i Zi – Kryeministri i kërkon Parlamentit të miratojë shkarkimin e ministrit Leposaviq

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i kërkoi Parlamentit të miratojë shkarkimin e ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave Vladimir Leposaviq për deklaratat lidhur me gjenocidin e Srebrenicës.

1616285
Mali i Zi – Kryeministri i kërkon Parlamentit të miratojë shkarkimin e ministrit Leposaviq

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq i kërkoi parlamentit shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i kërkoi Parlamentit të miratojë shkarkimin e ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave Vladimir Leposaviq, pasi ministri shprehu dyshimin në lidhje me vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare, që e klasifikojnë masakrën e Srebrenicës si gjenocid. Krivokapiq tha se ai e thirri ministrin të jepte dorëheqjen në një bisedë private, por Leposaviq refuzoi. “Meqenëse Leposaviq ka qëndruar në pozicionin e tij, unë mora vendimin e vështirë për të filluar një propozim për shkarkimin e tij. Është e papranueshme që ministri i Drejtësisë të shprehë pikëpamjet e tij private”, ka thënë Krivokapiq. Propozimi i kryeministrit, për të shkarkuar Leposaviq, tani duhet të votohet në parlament, ku tre blloqet që përbëjnë shumicën qeverisëse janë të ndarë sa i përket kësaj çështjeje, ndërkohë që të gjitha partitë opozitare janë për shkarkimin e tij. Partitë pro serbe në mal të Zi në disa qytete kanë organizuar protesta në përkrahje të ministrit Leposaviq, ndërkohë që përkrahje i ka ardhur edhe nga disa zyrtarë të lartë nga Serbia. Leposaviq, një politikan proserb, argumentoi muajin e kaluar se gjykata e OKB-së për krimet e luftës në Hagë, e cila klasifikoi masakrën e Srebrenicës si gjenocid, nuk kishte asnjë legjitimitet.

Zyrtarë të lartë të Malit të Zi urojnë Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i ka dërguar urime Vjosa Osmanit me rastin e emërimit në postin e Presidentes së republikës së Kosovës. Në urimin e tij ndër të tjera thuhet se “Jam i bindur se zgjedhja juaj, së bashku me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare do të shënojnë fillimin e një kapitulli të ri të zhvillimit të shoqërisë kosovare”. Gjukanvoiq më tej në urim thekson se tek Mali i Zi, Kosova përherë mund të llogarisë fqinjësi të mirë, partner përgjegjës dhe bashkëbisedues të mirë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me afrimin e dy popujve. Edhe nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka uruar presidentes së porsazgjedhur të Kosovës Vjosa Osmani marrjen e këtij funksioni, duke shtuar se është i bindur se rezultatet e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës do të shënojnë cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve të dyja vendeve. Ai ka shtuar se konsideron se është në interes të Malit të Zi dhe Kosovës dhe vendeve tjera të  rajonit që të jenë anëtare të Bashkimit evropian dhe të NATO-s.

Spektri politik shqiptar uron Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani

Vjosa Osmanin për emërimin në postin e Presidentes së Kosovës e kanë uruar dhe të gjitha partitë politike shqiptare në Mal të Zi si dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve. Në urimin e Këshillit Kombëtarë thuhet: “Të lumtur për zgjedhjen Tuaj Presidente e Republikës së Kosovës, Ju përcjellim urimet më të përzemërta në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, duke Ju dëshiruar punë të mbarë e të suksesshme në krye shtetit të Kosovës. Si pjesë e kombit shqiptar, na gëzon fakti i konsolidimit të shpejtë të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, duke garantuar stabilitet politik, në respektim të vullnetit të qytetarëve, të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, si garanci e funksionimit të demokracisë në shtetin më të ri në Evropë, që pa dyshim mund të shërbejë si model edhe për shtetet e rajonit. Ne shpresojmë e urojmë që përveç angazhimeve Tuaja në plotësimin e obligimeve në shërbim të shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, do të angazhoheni e punoni për çështjen e shqiptarëve në përgjithësi, përfshirë edhe shqiptarët në trevat e tyre në Malin e Zi. Shpresojmë shumë, që në një të ardhme të afërt, të zhvillojmë bashkëpunimin institucional ndërmjet Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Presidencës së Republikës së Kosovës për çështje në dobi të shqiptarëve në të dy shtetet. Me dëshirën që punët për zhvillim të Republikës së Kosovës të ecin sa më mbarë, ndërsa rezultatet të kthejnë shpresën e shqiptarëve për ndërtimin e së ardhmes në vendin e vet, thuhet në urimin e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Situatë e rëndë epidemiologjike me koronavirusin në Mal të Zi

Në Mal të Zi edhe 9 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, kurse janë regjistruar edhe 290 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi si dhe laboratorët e tjera publike dhe private, të cilat merren me diagnostikimin e koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit kanë përfunduar analizën dhe institutit i a kanë dorëzuar rezultatet për 1.428 mostra në koronavirus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid-19 në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë është 1.326 persona. Deri sot është konfirmuar edhe shërimi i 483 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive të prekurve me Covid-19 në Mal të Zi është 5.192 persona, kurse prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar ky numër në Mal të Zi ka shkuar në 93 mijë e 30 persona, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA

 


Lajme të ngjashme