Shqipëria lidh marrëveshje me kompaninë turke për vaksinën kineze CoronaVac

Qeveria shqiptare ka miratuar aktin normativ për të marrë vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) “CoronaVac”, të krijuar nga Sinovac Life Science CoLtd dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

1608305
Shqipëria lidh marrëveshje me kompaninë turke për vaksinën kineze CoronaVac
Coronavac aşısı.jpg
Arnavutluk_İşkodra_Çanakkale Zaferi_2.jpg
Arnavutluk_İşkodra_Çanakkale Zaferi_4.jpg
Baba Mondi_Ilir Meta_2.jpg
İşkodra Mütülüğü_İstanbul Derneği yardım_2.jpg
İşkodra Mütülüğü_İstanbul Derneği yardım_3.jpg
İşkodra Yunus Emre_Çanakkale Zaferi_3.jpg
Mehdi Gurra_Mehmet Nedim Aslan_ALSAR.jpg
YTB_Balkan Genlik Okulu_Arnavutluk_1.jpg
YTB_Balkan Genlik Okulu_Arnavutluk_3.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (12/2021)

Shqipëria marrëveshje me kompaninë turke për vaksinën kineze Coronavac

Qeveria shqiptare ka miratuar aktin normativ për të marrë vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) “Coronavac”, të krijuar nga Sinovac  Life Science CoLtd dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Sipas marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit turk të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës antiCovid, të përcaktuara në aktin normativ  nr. 1, datë  10 mars 2021, të Këshillit  të Ministrave, të ndryshuar janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës së inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) “Coronavac” të krijuar nga “Sinovac Life Science” Co Ltd dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, të furnizuar për Shqipërinë nga “Keymen Ilaç  Sanayi ve Ticaret A.Ş.”, sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.

Në Shqipëri, veprimtari përkujtimore për 106-vjetorin e Fitores së Çanakalasë 

Me rastin e 18 Marsit - Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 106-vjetorit të Fitores së Çanakalasë, në Shqipëri janë organizuar veprimtari të ndryshme.

Nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë u organizua një veprimtari përkujtimore në ambientet e rezidencës së ambasadës, ku të pranishëm ishin ambasadori turk, Murat Ahmet Yörük, atasheu ushtarak i Turqisë në Shqipëri, etj.

Veprimtaria filloi me himnin kombëtar të Turqisë dhe me vendosjen e kurorave me lule në bustin e Mustafa Kemal Ataturkut, ndërkohë mbajtën fjalë përshëndetëse ambasadori Yörük dhe atasheu ushtarak Kabla.

Ambasadori Yörük, në fjalimin e tij, tha se sot janë mbledhur me rastin e përkujtimit të 18 Marsit - Dita e Fitores së Çanakalasë dhe Përkujtimit të Dëshmorëve, 100-vjetorin e miratimit të Himnit Kombëtar turk si dhe përkujtimin e shkrimtarit kombëtar Mehmet Akif Ersoy.

Ai tërhoqi vëmendjen se është një rëndësi e veçantë që kremtojnë Ditën e Fitores së Çanakalasë dhe Përkujtimit të Dëshmorëve në Shqipëri me të cilën kanë një të kaluar të përbashkët. "...Shqipëria ka një vend shumë të posaçëm në zemrat e popullit turk, po ashtu edhe Turqia zë një vend shumë të veçantë në zemrat e vëllezërve tanë shqiptarë. Shumë sikur Husejini nga Shkodra, Lutfi Efendi, Jusuf Zija Efendi kanë luftuar në Çanakala dhe kanë rënë dëshmorë. Gjithashtu edhe populli shqiptar ka pranuar Hasan Riza Pashën mbrojtësin e Shkodrës, i cili ka mbrojtur Shkodrën në koston e jetës së tij në Luftën e Ballkanit...", u shpreh ai.

Ndërsa, atasheu Kablay, vuri në dukje se Fitorja e Çanakalasë duke marrë parasysh rezultatin ndryshoi rrjedhën e historisë turke dhe botërore. "I ka dhënë kombit të madh turk vullnetin dhe vetëbesimin për të ndërtuar të ardhmen e tij. Ushtarët tanë me luftën e tyre heroike në Çanakala për shpëtimin e atdheut, pa bërë dallime në origjinën, ngjyrën, besimin e tyre duke ardhur nga çdo cep i civilizimit tonë, i kanë treguar gjithë botës se Çanakalaja është e pakalueshme", tha ai.

Gjatë veprimtarisë në Tiranë u këndua Kur’an nga Ömer Baloğlu, nga zyra e Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, dhe u interpretuan këngë nga nxënës për Fitoren e Çanakalasë. 

Po me rastin e Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve të 18 Marsit, 106 vjetorit të Fitores së Çanakalasë dhe 100 vjetorit të Marshit të Pavarësisë, instituti turk “Yunus Emre” Shkodër, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, organizoi programin me temë “Çanakalaja nga pavarësia drejt së ardhmes”.

Në kuadër të programit të realizuar me pjesëmarrje të përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe organizatave, në mbështetje të masave antiCovid-19, u vendosën kurora me lule në memorialin e Hasan Riza Pashës në Shkodër.

Pas qëndrimit në heshtje në shenjë nderimi, këndimit të himnit kombëtar turk dhe himnit kombëtar shqiptar, programi vijoi me hapjen e ekspozitës në sallën e ekspozitave të institutit “Yunus Emre”, e cila do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 30 prill, të përgatitur falë bashkëpunimit të Kryesisë së Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë dhe Kryesisë së Zonës Historike Galipoli dhe Luftërave të Çanakalasë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

Besimtarët bektashianë kremtuan në Shqipëri Ditën e Sulltan Nevruzit

Autoritetet më të larta të shtetit dhe politikanë shqiptarë uruan kësaj të hënë besimtarët bektashianë për Festën e Sulltan Nevruzit, e cila shënon fillimin e vitit të ri.

Presidenti Ilir Meta, pas vizitës në Selinë e Kryegjyshatës në Tiranë uroi besimtarët për këtë festë spirituale. “...I lumtur të vizitoja sot Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për të ndarë së bashku me Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, besimtarët dhe të gjithë shqiptarët, urimet më të ngrohta për Festën e Sulltan Nevruzit, që shënon ditëlindjen e Imam Aliut.

Në këtë ditë të rigjallërimit të natyrës dhe lindjes së shpresës, kur dita i merr natës dhe drita, errësirës, jam i bindur se pas një dimri të gjatë dhe të vështirë, Dielli po lind dhe do të lindë patjetër në zemrën e çdo shqiptari.

Sepse Pranvera dhe Demokracia janë në sintoni të plotë me njëra-tjetrën.

U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes! Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës”,u shpreh Meta.

Me rastin e 22 Marsit, Ditës së Sulltan Nevruzit dhe 30-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Me këtë rast, Ruçi ka uruar besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, për këtë ditë të shënuar.

“Dy ngjarjet e shënuara, të cilat festojmë sot, zbukurojnë jo vetëm jetën e bektashinjve, por të gjithë shqiptarëve, në këto kohë të vështirë të pandemisë, kudo ku ata jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, vendet e tjera të rajonit dhe në Diasporë.
Bektashizmi ka qenë në çdo kohë një pasuri e madhe shpirtërore, kulturore dhe njerëzore për shqiptarët dhe bektashinjtë rrezatues, misionarë dhe edukatorë të atdhetarizmit, solidaritetit, tolerancës dhe humanizmit
”, tha Ruçi.

Edhe, Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët bektashianë për festën e Sulltan Nevruzit. “Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit të gjithë Komunitetit Bektashian”, tha Rama.

Dita e Nevruzit, shënohet si festë zyrtare, duke u organizuar aktivitete dhe ceremoni të ndryshme.

Ceremonia qendrore tradicionale është organizuar në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, me një pjesëmarrje të kufizuar të qytetarëve për shkak të masave kundër koronaviursit.

Gjatë aktivitetit, kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përshëndeti besimtarët duke përcjellë mesazhet e urimet për Ditën e Nevruzit.

Përveç në Tiranë, aktivitete me rastin e kësaj feste janë organizuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Kjo festë simbolizon ditën e ripërtëritjes që përkon edhe me ardhjen e stinës së pranverës, ndërkohë kremtohet edhe në disa vende të tjera në botë si në Turqi, etj.

Në Shqipëri vazhdojnë aktivitetet për "Shkollën Rinore Ballkanike 2021"

Në Shqipëri është mbajtur një aktivitet tjetër prezantues për "Shkollën Rinore Ballkanike 2021", e cila po organizohet nga Shoqata e të Diplomuarve Shqiptar në Turqi në bashkëpunim me Kryesinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Në aktivitet ishin të pranishëm koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim - TIKA në Tiranë, Emine Gizem Başkan, drejtori i institutit "Yunus Emre" në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, koordinatori për Ballkanin në YTB, Mehmet Nedim Aslan, këshilltari për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Metin Bulut, kryetari i Shoqatës së të Diplomuarve Shqiptar në Turqi (TUMED), Egert Haxhiu, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij përshëndetëse, përfaqësuesi si i YTB-së, Aslan, theksoi se programi i shkollës rinore nëpërmjet YTB-së ka filluar që në vitin 2016 dhe vazhdon deri në ditët e sotme.

"Nga programet e shumta të YTB-së nëpër botë më i famshëm është programi për bursat turke që marrin studentë nga e gjithë bota, nga 170 shtete që kanë arritur këtë vit. Në Shqipëri këtë vit ka pasur mbi 500 aplikime deri tani", u shpreh ai.

Aslan tha se në shkollën rinore janë munduar që studentëve t’u japim informacione ose aktivitete praktike për sa i përket kulturës, historisë dhe fushave të tjera të ndryshme.

"Ndërmjet këtij programi kulturor, ose arsimor jemi duke krijuar një urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Këtë program këtë vit po e zhvillojmë njëkohësisht në dy qytete, edhe në Shkodër edhe në qytetin e Tiranës", theksoi më tej Aslan.

Këshilltari për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Metin Bulut, tha se YTB deri në ditët e sotme ka kryer punime të mëdha si brenda dhe jashtë Turqisë me studentët.

"Kam besimin se të gjithë këto studentë të cilët ndodhen jashtë gjeografisë së Turqisë dhe brenda Turqisë e kanë vazhduar dhe e kanë akoma lidhjen e tyre shpirtërore me Turqinë. Ky është një promovim dhe një punë shumë e madhe që i bëhet historisë tonë bashkëvepruese 500 vjeçare që nga koha e Shtetit Osman dhe deri në ditët e sotme", u shpreh Bulut.

Kryetari i TUMED-it, Egert Haxhiu, tha se programi i Shkollës Rinore Ballkanike synon të analizojë shumë çështje në fushën e kulturës, arsimit dhe politikës.

"Shoqata Shqiptare e të Diplomuarve në Turqi e themeluar zyrtarisht që nga viti 2018 e deri më sot vazhdon aktivitetin e saj duke mbledhur së bashku të diplomuarit në Turqi si dhe duke bërë përpjekje për të forcuar lidhjet e ngushta me Turqinë", theksoi Haxhiu.

"Shkolla Rinore Ballkanike 2021" ka filluar prej disa ditësh dhe seminaret ku marrin pjesë të rinj që studiojnë në degë të ndryshme në Shqipëri do të zhvillohen për 6 javë radhazi. Programi i saj konsiston në organizimin e një cikli seminaresh ku trajtohen tematika kulturore, filozofike, historike dhe të tjera.

Koordinatori i YTB-së për Ballkanin viziton Fondacionin “ALSAR”

Koordinatori i Drejtorisë së Komuniteteve Turke dhe Mike Jashtë Vendit (YTB) për Ballkanin, MehmetNedim Aslan, i cili shoqërohej edhe nga koordinatorja e Departamentit të Kulturës dhe Çështjeve Sociale të (YTB), Tuğçe Mumcu kanë vizituar fondacionin “ALSAR”.

Ata janë pritur nga kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Mehdi Gurra. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Gjatë bisedës Aslan u njoh së pari me veprimtarinë e Fondacionit dhe më pas u diskutuan një sërë çështjesh, ndër të cilat një fokus kryesor iu kushtua programit të kurseve të mësimdhënies së gjuhës turke në Shqipëri, si dhe akordimit të bursave të studimit për të rinjtë shqiptarë që mund të përfitojnë mundësi optimale arsimimi të standardeve ndërkombëtare në universitete të ndryshme të Turqisë.

Ndër të tjera, palët ranë dakord që të angazhohen për shtimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe organizimin e projekteve të përbashkëta si në fushën e arsimit ashtu edhe në atë të kulturës.

Myftinia Shkodër dhe Shoqata “Istanbul” ndihmojnë banorët e zonave të përmbytura 

Myftinia Shkodër dhe Shoqata "Istanbul", me mbështetjen e Fondacionit Turk “Aziz Mahmud Hudayi” organizuan shpërndarjen e rreth 600 pakove me ushqime për Njësitë Administrative Dajç dhe Velipojë.

Përfaqësues të Myftinisë gjatë përshëndetjeve të tyre para banorëve të këtyre zonave thanë se këto ndihma për familjet e prekura nga përmbytje e fundit, kanë për qëllim të lehtësojnë sadopak situatën e tyre të vështirë përballë kësaj sprovë, si dhe për të shprehur frymën e solidaritetit në çdo situatë pa dallim besimi, krahine dhe prejardhjeje.

Ata falënderuan shoqatën e mirënjohur “Istanbul”, kryetarin e saj, që ishte i pranishëm në këtë veprimtari humanitare, Ridvan Seferaj, dhe Fondacionin “Aziz Mahmud Hudayi”, që i’u përgjigjën thirrjes së Myftinisë Shkodër për të ndihmuar disa zona të prekura nga përmbytjet në këtë situatë të vështirë pandemie.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme