Kosovë - Qeveria Kurti mori votëbesimin e Kuvendit

Albin Kurti, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në Kosovë, u bë Kryeministri i ri i vendit pas marrjes së votëbesimit në Kuvend.

1606482
Kosovë - Qeveria Kurti mori votëbesimin e Kuvendit
Kosova seçimler_Albin Kurti_Vjosa Osmani.jpg

Albin Kurti, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në Kosovë, u bë Kryeministri i ri i vendit pas marrjes së votëbesimit në Kuvend.

Qeveria e re, e udhëhequr nga kandidati për Kryeministër i VV-së Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Kosovës në 14 shkurt, mori votëbesimin me mbështetjen e 67 deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi në Kuvend se Kosova nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian (BE), duke shtuar se personat e zhdukur do të jenë përparësia në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Kurti vuri në dukje se do të punojnë pa u lodhur drejt integrimit në NATO dhe BE sepse ata ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta.

"Rruga drejt integrimit në BE mund të jetë një rrugë sfiduese, por Kosova nuk ka alternativë tjetër", tha ai.

Ndërkohë, Glauk Konjufca, i cili u zgjodh Kryetar i Kuvendit në seancën e parë të Asamblesë së Përgjithshme në mëngjes, sipas Kushtetutës mori edhe postin e presidentit në detyrë.

 


Lajme të ngjashme