Larisa u trondit nga një tërmet tjetër me madhësi 5,9 ballë

Një tërmet me madhësi 5,9 ballë ka rënë afër qytetit Larisa në rajonin e Thesalisë.

1595656
Larisa u trondit nga një tërmet tjetër me madhësi 5,9 ballë

Instituti i Shkencave të Tokës pranë Observatorit të Athinës njoftoi se tërmeti ishte regjistruar më 20.38 me kohën lokale. Epiqendra e tërmetit është përcaktuar në një thellësi prej 10 kilometrash afër qytetit të Elasonës, që ndodhet në veriperëndim të Larisës.

Asnjë deklaratë nuk është bërë ende në lidhje me humbje jetësh apo dëme materiale në tërmet.

Efthymios Lekkas, drejtori i Institutit të Planifikimit dhe Mbrojtjes Sizmike në Greqi, tha në një deklaratë se tërmeti ishte një zhvillim i papritur për ata dhe se mund të jetë aktivizuar një vijë tjetër thyerjeje, ndoshta nga tërmeti i mëparshëm me madhësi 6 ballë që ndodhi në të njëjtin rajon.

Në të njëjtin rajon të Greqisë edhe të enjten kishte rënë një tërmet me madhësi 6 ballë sipas shkallës Rihter.

Sipas njoftimit të Institutit të Shkencave të Tokës në orën 12.16 me orën lokale, 24 km në veriperëndim të qytetit të Larisës ishte regjistruar një tërmet me madhësi 6 ballë në thellësinë 7,8 km.

 


Lajme të ngjashme