Turqia ndihmon fermerët në Shkodër e gjetkë pas përmbytjeve

Qeveria turke i ka dhuruar Shkodrës 60 tonë koncentrat që do të shkojnë për fermerët në zonat e përmbytura të këtij qarku.

1593614
Turqia ndihmon fermerët në Shkodër e gjetkë pas përmbytjeve
selden sonra İşkodra'ya Türkiye yardım eli_4.jpg
selden sonra İşkodra'ya Türkiye yardım eli_2.jpg
selden sonra İşkodra'ya Türkiye yardım eli_3.jpg
Bekir Pakdemirli_İşkodra Kurşunlu Cami_1.jpg
Bekir Pakdemirli_İşkodra Kurşunlu Cami_3.jpg
Bekir Pakdemirli_İşkodra Kurşunlu Cami_4.jpg
Bekir Pakdemirli_İşkodra Yunus Emre_1.jpg

Qeveria turke ofron ndihmë për fermerët në Shkodër dhe në disa qytete të tjera

Qeveria turke i ka dhuruar Shkodrës 60 tonë koncentrat që do të shkojnë për fermerët në zonat e përmbytura të këtij qarku.

 

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli gjatë vizitës në Shqipëri vizitoi edhe Qarkun e Shkodrës, duke marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të ndihmave të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA për fermerët e ndikuar nga përmbytjet e muajve të fundit.

Në ceremoninë e dorëzimit të 60 tonë koncentrat për bagëtitë e familjeve të prekura nga përmbytjet të mbajtur para selisë së Prefekturës së Shkodrës ishin të pranishëm edhe Sabri Demiri, kryekëshilltari i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë Milva Ekonomi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, dhe zyrtarë të tjerë.

Në një deklaratë për mediat gjatë dorëzimit të ndihmave të TIKA-s, ministri Pakdemirli theksoi se ndodhen pranë vëllezërve shqiptarë me donacione të ndryshme...

Këto nuk janë të vetmet gjëra që ne kemi bërë në fushën e ndihmave në vendin miqësor dhe vëllazëror, Shqipëri. Siç e dini, spitali ynë do të hapet shumë shpejt. Paralelisht, në muajt e verës do të dorëzojmë edhe 522 banesat për vëllezërit shqiptarë të prekur nga tërmeti”, tha Pakdemirli.

Duke iu referuar marrëveshjes Turqi-Shqipëri për grantin mbi përmbytjet, ministri Pakdemirli tha se me marrëveshjen në fjalë parashikohet që shumë shpejt Shqipërisë në fushën e bujqësisë t’i vijë një paketë pajisjesh dhuratë për nevojat që kanë zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Ai tha se me homologen shqiptare Ekonomi kanë diskutuar në detaje për ndihmat që Turqia dhuron nën direktivat e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, në veçanti për gjërat që mund të bëhen për fermerët dhe prodhuesit shqiptarë.

Ne do të vazhdojmë të transferojmë mbështetjen tonë teknike, njohuritë dhe përvojën për vëllezërit tanë shqiptarë në të gjitha aspektet”, shtoi ministri turk.

Ndërsa, ministrja Ekonomi, duke theksuar se bashkëpunimi me shtetin turk synon edhe për të çuar përpara zhvillimin strategjik të bujqësisë, tha se për ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë kjo ishte një ditë e veçantë, sepse, sipas saj, panë nga afër gjithë mbështetjen që sjell bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë së Turqisë.

“...Ky është një moment i rëndësishëm i bashkëpunimit që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Natyrisht, për ne situata e vaditjes dhe kullimit, bonifikimi në përgjithësi, i tokës bujqësore mbetet një prioritet për të cilin do të diskutojmë me homologët tanë turq dhe do ta kemi këtë në vëmendje për disa zona të veçanta siç është zona e Shkodrës...”, tha Ekonomi.

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni duke shprehur falënderimet për institucionet turke, tha: “...Mirënjohje për përgjigjen e shpejtë që i dhatë prefekturës për të mbështetur në këto ditë të vështira Qarkun e Shkodrës, pikërisht me atë që ishte më e domosdoshme në këtë periudhë, bazën ushqimore për bagëtitë...”.

Prefektja tha se ishte një kënaqësi e veçantë të mirëprisnim ministrin turk të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli në një vizitë zyrtare në Shkodër.

Nga ana tjetër, delegacioni nga Turqia gjatë vizitës në Shkodër vizitoi edhe Xhaminë e Plumbit, për të cilën mes Turqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për restaurimin e saj.

Gjatë vizitës, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margaritidhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari si dhe deputeti i Qarkut Shkodër, Ilir Beqja i shpjeguan ministrit turk problematikat që ka xhamia në fjalë gjatë përmbytjeve në Shkodër...

Ministrja Margariti pas kësaj vizite në rrjetet sociale i ka shprehur mirënjohjen jo vetëm ministrit Pakdemirli, homologut turk Ersoy për mbështetjen, por dhe të gjithë ekspertëve shqiptarë e turq që kanë punuar së bashku për të gjetur zgjidhjen e duhur e bashkëkohore inxhinierike, me qëllim që ky monument, që përfaqëson një stad të lartë në historinë e arkitekturës, besimit e kulturës në Shqipëri, të mos jetë më i rrezikuar nga ujërat.

Ajo ka cituar se "Shumë shpejt do të kthehemi, së bashku me ekspertët për të nisur punën konkrete në terren".

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë së Republikës së Turqisë, Bekir Pakdemirli dhe delegacioni shoqërues vizituan edhe qendrën kulturore turke "Yunus Emre", Shkodër, ku u pritën nga drejtori i saj, Zafer Kıyıcı.

Ndërkaq, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbanaka mirëpritur delegacionin turk, pjesë e të cilit ka qenë dhe ministri i Bujqësisë së Turqisë.

Kryebashkiaku Arbana tregoi për tematikat që u diskutuan ku nga më të rëndësishmet është projekti për sistemimin e argjinaturës së lumit Erzen dhe projektet për pyjet.

“Pata kënaqësinë dhe nderin të mirëpres në Shijak delegacionin e ardhur nga Ministria e Bujqësisë së Turqisë, ku ishte i pranishëm vetë ministri i Bujqësisë. Ky takim erdhi nga nevoja që ka bashkia jonë si e prekur nga tërmeti dhe problematika e përmbytjeve si pasojë e daljes nga shtrati i lumit Erzen”, shprehet Arbana.

Arbana theksoi se disa nga tematikat që u diskutuan ishin projekti që ka bërë stafi i bashkisë për ngritjen e argjinaturës së lumit Erzen, administrimi dhe rregullimi i pyjeve aktuale e deri tek administrimi i liqeneve në Shijak për t’i kthyer në destinacione turistike.

“…U diskutua për dhurimin e disa makinerive për mirëmbajtjen e shtratit të lumit. Projektet afatgjatë për administrimin dhe mirëmbajtjen e pyjeve, pyllëzimin e zonave të zhveshura me pemë të përshtatshme për këto zona. Administrimin dhe rregullimin e pyjeve aktuale. Administrimin e ujërave të shiut në pishina dhe vaditjen në kohë thatësirash për pyjet. Administrimin e liqeneve që janë në fshatrat e Shijakut për t’i kthyer në pika turistike dhe agroturizëm falë investimeve të shtetit mik të Turqisë”, tha Arbana.

“Jam falënderues ndaj Ministrit të Bujqësisë së Turqisë për këtë takim si një urë bashkëpunimi dhe ndihme ndaj Shijakut. Jam falënderues ndaj Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare për mbështetjen në rindërtimin e qytetit tonë. Ku ka vullnet, ka zgjidhje”, përfundoi Arbana.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme