Ministri turk i Bujqësisë filloi vizitën zyrtare në Shqipëri

Kryeministri Rama ka pritur në takim ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, Bekir Pakdemirli.

1590139
Ministri turk i Bujqësisë filloi vizitën zyrtare në Shqipëri

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ka filluar vizitën zyrtare njëditore në Shqipëri. Në kuadër të kësaj vizite ai është takuar me Kryeministrin Edi Rama.

Ministrin Pakdemirli Kryeministri Rama e priti në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe zyrtarë të tjerë.

Pas takimit me kryeministrin Rama, ministri Pakdemirli pati takim edhe me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Pas takimeve me zyrtarët në Tiranë, ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, do të vizitojë Qarkun e Shkodrës, ku Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të shpërndajë ndihma për fermerët në zonat e përmbytura në muajit e fundit. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme