Vazhdon sfida me COVID-19 në rajonin e Ballkanit

Trevat shqiptare vazhdojnë të përballen me epideminë e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1587599
Vazhdon sfida me COVID-19 në rajonin e Ballkanit
Covid süper
afp korona genel süper.jpg

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 17 të vdekur dhe 1.153 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 99.062 dhe numri i të vdekurve në 1.653.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62.533 dhe aktualisht raste aktive janë 34.876.

Sipas ministrisë, në spitale po trajtohen 606 pacientë të konfirmuar pozitiv më koronavirus, mes tyre dhjetëra pacientë në terapi intensive.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.975 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 436.477 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.571.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 292 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 65.982.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.833 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 282.904 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 556 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 449 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 99.031.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 10 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 3.047.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 89.249, përfshirë 227 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 6.735.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.283 teste për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 500.551. (AA)



Lajme të ngjashme