Kosovë – Përfundon numërimi i votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47,85%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbyllur procesin e publikimit të rezultateve të votave të rregullta për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 14 shkurt.

1584579
Kosovë – Përfundon numërimi i votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47,85%
Kosova seçim sonuçları.jpg

Të dhënat e publikuara në faqen zyrtare elektronike të KQZ-së bëjnë të ditur se në 100% të këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka numrin më të madh të votuesve apo 47,85%.

Pas saj, në vend të dytë është radhitur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17,41% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), forca politike në pushtet deri më tani, ka marrë 13,08% të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sipas këtij rezultati, është në vendin e katërt me 7,43% të votave të rregullta, kurse partitë e tjera shqiptare nuk kanë arritur ta kalojnë pragun 5% për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Sa i përket partive të komuniteteve jo shumicë, kryeson Lista Serbe me 5,54% të votave të rregullta.

Para mbylljes së të gjithë procesit të numërimit të votave, aktualisht në vazhdim, Qendra e Numërimit të Rezultateve (QNR) me seli në Fushë Kosovë do të bëjë gjithashtu numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë. / AA



Lajme të ngjashme