30 ditët e para të punës në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit, financim i Turqisë

Në kantierin e spitalit rajonal të Fierit po punohet natë e ditë, me tre turne për të përmbushur angazhimin e qeverisë turke për realizimin e tij në një afat kohor prej 3 muajsh.

1584523
30 ditët e para të punës në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit, financim i Turqisë
Arnavutluk_Fier hastanesi_Türkiye yardımı_9_Edi Rama inceleme.jpg
Arnavutluk_Fier hastanesi_Türkiye yardımı_proje genel.jpg
Arnavutluk_Fier hastanesi_Türkiye yardımı_11_Edi Rama incleme.jpg
Türkiye-Aranavutluk Sağlık Alanda İşbirliği Anlaşması.jpg
Arnavutluk aşılama devam ediyor_1.jpg
Arnavutluk aşılama devam ediyor_2.jpg

Pas 35 ditëve vijon puna në kantierin e Spitalit Rajonal të Fierit, financim nga qeveria turke

 

Në kantierin e spitali rajonal të Fierit po punohet natë e ditë, me tre turne për të përmbushur angazhimin e qeverisë turke për realizimin e tij në një afat kohor prej 3 muajsh.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në fundjavën e kaluar pamje nga puna e realizuar deri tani, 30 ditë pas nisjes në këtë kantier.

Për ndërtimin e këtij spitali me mbështetjen e qeverisë turke, punohet pa ndërprerje pavarësisht kushteve të motit.

Në kantier pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore dhe hedhja e themeleve, po ngrihet struktura metalike antisizmike.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, sipas premtimit të qeverisë turke do të përfundojë brenda 3 muajsh.

Ky spital do të jetë një shembull i sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë dhe dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.

Administrimi i spitalit, me mbarimin e punimeve, do të kryhet në çdo pavijon prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojnë krah për krah ekspertëve turq, për ta marrë më pas të gjithë përgjegjësinë. 

Pak ditë më parë, kryeministri Rama patë deklaruar se “...Spitali rajonal i Fierit do të jetë një spital publik. Qytetarët nuk do të paguajnë për shërbimin që marrin në atë spital, por ama modeli i menaxhimit do të jetë një model krejt ndryshe nga modeli ekzistues në spitalet tona. Natyrisht që do të kishim qenë shumë të lumtur sikur ta kishim bërë hapin drejt autonomisë spitalore më parë, po si mund të bëhej autonomi spitalore me spitale pa ilaçe, me spitale pa logjistikë, me spitale pa banjo, me spitale pa ngrohje, me spitale pa batanije, me spitale pa ushqim cilësor, me spitale me personel të demotivuar edhe të keq shpërblyer, e pamundur...”.

Nga ana tjetër, si shkak i përkeqësimit të situatës shëndetësore nga koronavirusi, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur ndalimin e qarkullimit të lëvizjes për qytetarët, baret, restorantet dhe njësitë tregtare nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt – 25 shkurt.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, tha se, “...Gjendemi në një moment sa delikat, dhe të rëndësishëm. Ndodhemi në një situatë kur dyshimet e arsyeshme na bëjnë të mendojmë për praninë e mutacioneve të reja të virusit. Jemi në një situatë kur, me gjasë prej këtyre mutacioneve, kemi një shtim të ndjeshëm të infektueshmërisë. Jemi në një kohë kur kushtet atmosferike – jemi në mes të dimrit – e bëjnë edhe më të pafavorshme situatën”.

Ajo vuri në dukje se, “...Kemi shtim të numrit të infektimeve, kemi ulje të moshës së të prekurve si rrjedhojë dhe e relaksimit të sjelljes pas festave të fundvitit dhe periudhës më pas, ndaj si pasojë e çfarë përmenda më sipër kemi një shtim të ndjeshëm të misioneve të Urgjencës Kombëtare, të misioneve në banesë dhe transferimeve në spitale. Kjo situatë është shoqëruar dhe shtim të shtrimeve në spitale dhe rritje të numrit të pacientëve në terapitë intensive...”.

Ministrja sqaroi se masat do të rivlerësohen pas dy javësh, në varësi të situatës epidemiologjike dhe treguesve që ekspertët monitorojnë.

“…Për rregullat që kemi aktualisht dhe për këto masa të reja të sapo shpallura, nuk do të ketë tolerancë për moszbatimin e masave dhe protokolleve antiCOVID.

Taskforca AntiCOVID do të jetë 24 orë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, në çdo cep të vendit. Dy javët e ardhshme janë vendimtare. Ajo apeloi për mobilizim, respekt dhe përkushtim…

Ndërsa në lidhje me procesin e vaksinimit,  Ministrja e shëndetësisë, Manastirliu, ka deklaruar se “...qeveria shqiptare ka kontraktuar 1 milionë e 600 mijë vaksina. Ne ashtu sikurse kemi deklaruar do të bëjmë të mundur vaksinimin e grupeve prioritare, kemi kontraktuar për 800 mijë qytetarë dozat e vaksinës, 40 mijë prej të cilave do të vijnë në shkurt dhe fillimin e marsit sipas kalendarit të ‘Pfizer’. 15 shkurti është data tjetër kur vijnë rreth 7 mijë vaksina...”.

Ne, vijoi Manastirliu, kemi një skedulë të komunikuar nga “Pfizer”, me të cilin kemi një kontratë të lidhur dhe  presim sipas skedulit të vijnë këto doza kur vijon fushata jonë e vaksinimit

Përmes COVAX presim dozat e vaksinës së ‘AstraZeneca’ dhe jemi në komunikim me ta për të gjithë procedurat dhe në pritje të vaksinës, sigurisht do të bëjmë më të mirën. Ne nuk jemi në garë me askënd. Jem të dytët në Ballkanin Perëndimor që kemi lidhur kontratën dhe kemi filluar vaksinimin”, ka nënvizuar Manastirliu.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme