Rama tregon planin kundër korrupsionit në shëndetësi: Do fusim modelin turk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga qyteti i Sarandës, foli sërish për skandalin te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku sanitarja Tire Alldervishi sillej si infermiere, duke zhvatur të afërmit e pacientëve me koronavirus.

1581546
Rama tregon planin kundër korrupsionit në shëndetësi: Do fusim modelin turk
Edi Rama_Fier Hastanesi hk..jpg
Joseph F. Jarrard_Niko Peleshi.jpg
Joseph F. Jarrard_Niko Peleshi_2.jpg
Türkiye Diyanet Vakfı_yardım_Arnavutluk_3.jpg
Türkiye Diyanet Vakfı_yardım_Arnavutluk_5.jpg
Edi Rama_Saranda ziyaret_1.jpg
Arnavutluk_Alsar yardım_İşkodra bölgesi_7.jpg
Arnavutluk_Alsar yardım_İşkodra bölgesi_6.jpg
Arnavutluk_Alsar yardım_İşkodra bölgesi_5.jpg
Dünya Bankası.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (06/2021)

-Rama tregon planin kundër korrupsionit në shëndetësi: Do fusim modelin turk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga qyteti i Sarandës, foli sërish për skandalin te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku sanitarja Tire Alldervishi sillej si infermiere, duke zhvatur të afërmit e pacientëve me koronavirus.

Rama tha se monstra e “Shefqet Ndroqit” nuk është fytyra e sistemit shëndetësor në vend. Mes të tjerash, ai zbuloi edhe planin e qeverisë në Spitalin e Fierit dhe më tej edhe në spitalet e tjera shqiptare.

Ai theksoi se Spitali i Fierit do të funksionojë si modeli turk, ku mjekët do të paguhen në bazë të performancës.

“...Ajo monstra e Shefqet Ndroqit nuk është fytyra e sistemit. Adresimi i korrupsionit ka të bëjë me drejtësinë, por dhe me modernizimin, me atë kantierin që duhet të mbarojë. Nuk mund të kemi zgjidhje përfundimtare të çështjes së korrupsionit në shëndetësi, nëse nuk bëjmë kapërcimin tek autonomia shëndetësore. T’u japim mundësinë mjekëve të fitojnë në bazë të asaj që bëjnë, jo të gjithë njësoj. Spitali duhet të administrojë të ardhurat e veta dhe mjekët të ndjehen të motivuar nga paga. Jemi tani në kushtet kur mund ta çojmë përpara këtë projekt. Një nga gjërat që do bëjë Spitali i Fierit është pikërisht kjo. Aty do të ndërtojmë modelin e parë të autonomisë, duke funksionuar spitali brenda sistemit publik shqiptar, por që do të jetë një model menaxhimi si në Turqi, ku nuk marrin të gjithë mjekët njësoj.

...”, u shpreh Rama.

***

-Shqipëria përgatitet për të zhvilluar një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Evropë

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mirëpritur Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë. 

Për të parë nga afër përgatitjet, Shqipërinë e vizitoi zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Ministri Peleshi e njohu gjeneralmajor Jarrard me përgatitjet e deritanishme që Shqipëria  ka ndërmarrë dhe e siguroi atë për gatishmërinë e të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Ministria e Mbrojtjes, ka gjetur mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”. Personeli ushtarak shqiptar prej muajsh tashmë është angazhuar në identifikimin, ndjekjen dhe zbatimin në terren të çdo detyrimi që na lind nga kjo stërvitje.- u shpreh zoti Peleshi, i cili tha se gjatë stërvitjes do të respektohen protokollet më të mira shëndetësore dhe të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore, për parandalimin dhe përhapjen e virusit “COVID 19”.

Gjithashtu, ministri Peleshi e konsideroi zhvillimin e stërvitjes në Shqipëri si një shenjë e qartë e besimit të SHBA ndaj popullit shqiptar. “Angazhimi për zhvillimin me sukses të kësaj stërvitjeje në territorin tonë është jo vetëm një angazhim ushtarak dhe politik por edhe një moment i rëndësishëm për qytetarët e këtij vendi. Shqipëria si vend aleat në NATO, ndihet e nderuar dhe shumë e vlerësuar për faktin se i është besuar detyra e vendit mikpritës për një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të SHBA në Ballkan dhe në Evropën Veriore e Qendrore. Kjo stërvitje është jo vetëm një mundësi e rrallë për sa i përket sfidës profesionale që mbart për Forcat tona të Armatosura, por sigurisht është mbi të gjitha, një akt besimi dhe vlerësimi për vendin tonë.”- theksoi ndër të tjera ministri i Mbrojtjes.

Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të Shqipërisë gjatë muajit maj të këtij viti.

***

-Diyaneti turk shpërndan ndihma në Shqipëri 

Shpërndarja e ndihmave në fshatrat e qyteteve Dibër, Mat, Tiranë dhe Librazhd kanë shkuar për familjet në nevojë, ndërsa koordinimi i shpërndarjes së tyre është bërë nga Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë. Këshilltari i Çështjeve Fetare, Bekir Yanılmaz ka asistuar personalisht në këtë aktivitet, ndërsa të pranishëm në shpërndarje kishte dhe vullnetarë.

Kjo nuk është hera e parë që kjo zyrë shpërndan ndihma për familjet në nevojë. Zyra e Këshilltarit për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë ka ndihmuar shumë familje në Shqipëri kohë pas kohe me ushqime, lëndë djegëse për ngrohje, kurbane, ndërsa nuk kanë munguar fushatat e gjera të shpërndarjes së ndihmave edhe gjatë kohës së tërmetit dhe pandemisë.

Vlen të përmendet se zyra në fjalë është prezente në Shqipëri prej vitit 2004 dhe ushtron veprimtarinë e saj me një kuadër të kualifikuar. Në kuadër të veprimtarisë së saj realizon shqipërimin e kalendarit vjetor fetar dhe po ashtu të dhjetëra veprave të ndryshme fetare, shpërndarja e të cilave realizohet në trevat shqiptare, si në Kosovë, Maqedoni  e Veriut dhe në Mal të Zi.

***

-Ndihma Humanitare për familjet e prekura nga përmbytjet në Shkodër

Shqipëria po kalon një situatë të vështirë të përmbytjeve në veri, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, përmbytjet kanë qenë një kërcënim për shtëpitë, bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe për banorët që jetojnë në zonat e prekura. Dëmet përfshijnë disa mijëra hektarë toka nën ujë, rrugë të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut, dhjetëra banesa të dala jashtë përdorimit, fshatra të izoluara që mund të arrihen vetëm me kamionë ushtarake apo mjete lundruese.

Nisur nga kjo situatë e rëndë humanitare, Fondacioni “ALSAR”  zhvilloi më datë 6 shkurt 2021 projektin e dhurimit të ndihmave humanitare për familjet e prekura nga kjo fatëkeqësi natyrore.

Përmes realizimit të këtij projekti, u mundësua dhurimi i ndihmave në pako ushqimore për 120 familjet e fshatrave Shirq, Mushan dhe Dajç të zonës së Shkodrës, duke shprehur ndaj tyre aktin e solidaritetit human, me synimin për të kontribuar sadopak për lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike, për të ngjallur tek ata shpresën se askush nuk është i vetëm e i braktisur, se njerëzit janë vëllezër dhe se është e drejta e lindur e gjithsecilit, që të ndihmohet sa herë që ka nevojë.

Kurorëzimi i suksesshëm i këtij projekti, u mundësua falë ndihmës dhe kontributit të ofruar nga Organizata "WEFA" me qendër në Gjermani.

Përfaqësues të ALSAR-it shprehën nderim e respekt të veçantë për partnerët nga Turqia dhe vende të tjera për mbështetjen e tyre të vazhdueshme të ofruar në rrugëtimin e përbashkët drejt vlerave humane, kulturore, edukative dhe sociale.

***

-Banka Botërore 80 milionë dollarë mbështetje për Shqipërinë 

Zhvillimi i politikave mbi qëndrueshmërinë fiskale dhe mirëmenaxhimi i financave publike në Shqipëri po mbështetet nga Banka Botërore në shumën 80 milionë dollarë.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjinPër ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huanë për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, u shpreh se, huaja e synuar në vlerën e 80 milionë dollarëve është një mbështetje buxhetore për Shqipërinë.

“...Synimi i kësaj huaje për zhvillim e politikave është të mbështesë përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe të Shqipërisë në realizimin e disa objektivave që kanë të bëjnë me forcimin e transparencës dhe qëndrueshmërisë së financave publike, përmirësimin e financave për rritje dhe rimëkëmbje, si dhe mbështetjen për mundësitë sektoriale kryesore për zhvillim të qëndrueshëm.

Tri fushat kryesore të fokusit, tha Denaj, rikthimi i ekuilibrave makroekonomikë, krijimi i kushteve të rritjes së përshpejtuar të sektorit privat dhe forcimi i menaxhimit të sektorit publik dhe ofrimit të shërbimeve...”, tha Denaj.

Gjithashtu, vuri në dukje ministrja, ky program do të ndihmojë Shqipërinë në rritjen e ekonomisë digjitale dhe shfrytëzimit të pasurive natyrore të Shqipërisë, duke përfshirë edhe stimulimin e zhvillimit të modeleve të turizmit që integrojnë komunitetet lokale.

***

-Qendra Kulturore e Beratit fitoi çmimin e parë të Festivalit Ndërkombëtar

Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të këngës qytetare që u organizua në qytetin e Prizrenit.

Edicioni i tretë i këtij festivali ndërkombëtar titulluar “Kënga Qytetare na bashkon”mblodhi rreth vetes shumë formacione artistike nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Turqia, etj.

Grupi artistik i qytetit të Beratit u përfaqësua në këtë festival nga këngëtarët e mirënjohur Floresha Debinja, Ludmilla Baballëku e Petrit Berisha, ndërkohë që nuk munguan në këtë aktivitet edhe orkestrantët e muzikantët e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”.

Orkestrina popullore e grupit artistik të Beratit e drejtuar nga Albi Kadëna u vlerësua nga juria e festivalit me çmimin e parë.

Ky çmim u pasua edhe nga çmimet e këngëtareve më të mira të festivalit që u fituan nga këngëtaret beratase Floresha Debinja e Ludmilla Baballëku.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme