Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet për ndërtimin e paqes

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë të mërkurën në punimet e Konferencës së Nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndërtimin e Paqes, së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

1573145
Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet për ndërtimin e paqes
ABD-den Arnavutluk ordusuna helikopter yardımı_3.jpg
Arnavutluk_covid_aşılama.jpg
Arnavutluk_Covid_aşılama devam ediyor.jpg
Aleksandar Vuçiç_Edi Rama.jpg
Arnavut sığınmacılar.png
Arnavutluk_Laç-ta Türkiye'nin yaptığı deprem konutları_proje.png
Arnavutluk_Sağlık Bakanı Ogerta Manastirliu_aşı saklama.jpg
Arnavutluk Cumhurbaşkanı_Arnavut sığınmacılar hakkında.png
Edi Rama_Covid aşısı.jpg
Arnavutluk_Laç-ta Türkiye'nin yaptığı deprem konutları_1.png

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (04/2021)

-Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet për ndërtimin e paqes

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë të mërkurën në punimet e Konferencës së Nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndërtimin e Paqes, së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Përgëzime për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe bashkëkryetarët nga Sierra Leone, Sudani, Gjermania dhe Kanadaja për këtë aktivitet të suksesshëm”, tha Xhaçka.

Ajo theksoi se “Shqipëria mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes dhe e vlerëson fondin si një instrument thelbësor për paqen dhe sigurinë”.

Qasja shumëpalëshe, e bazuar në rregulla, për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes është një nga përparësitë kryesore të Shqipërisë, si kandidat për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë së OKB, për vitin 2022 – 2023”, tha ministrja Xhaçka.

***

-Sassoli PE mbështet Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE 

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, e falënderon atë për prezantimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë mbi “Hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”.

“Kam ndjekur nga afër përparimin që ka bërë Shqipëria drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Raporti i Komisionit Evropian pasqyron përparimin që ka bërë vendi juaj drejt plotësimit të kritereve të përcaktuara nga Këshilli në konkluzionet e tij të datës 26 mars 2020″, thuhet në letër.

Sassoli vlerëson angazhimin e autoriteteve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Të jeni të sigurt se Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. Vlerësoj bashkëpunimin midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Shqipërisë, ndër të tjera bashkëpunimin në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do të rritet në mënyrë progresive në të ardhmen”, shkruan në letrën e tij drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

***

-Rama për ndërtimet në Laç, me mbështetjen e qeverisë turke,: Po kryhet transplanti i zemrës së qytetit

Laçi është një qytet i gjithi në kantier që pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019-ës.

10 kompani shqiptare e kompania turke Albayrak, me një total prej afro 3000 punëtorësh, janë angazhuar në kantieret e infrastrukturës, blloqeve të reja të banimit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen për rilindjen e Laçit.

“MIRËMËNGJES, dhe me Rilindjen e Laçit, ku po kryhet transplanti i zemrës së qytetit, falë një sërë projektesh nga një bllok i ri banesash me mbështetjen e qeverisë turke, tek blloku tjetër i banesave të reja, rikonstruksioni i banesave ekzistuese, shkollat e reja, spitali i ri, bashkia e re, si edhe infrastruktura e re nëntokësore e qytetit me financim të qeverisë shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Në këtë qytet janë plot 727 apartamente të reja, të cilat bashkë me blloqet ekzistuese që do të rikonstruktohen tërësisht, ujësjellësin e ri, 4 shkolla të reja, 2 kopshte të reja, si edhe spitalit të ri e godinës së bashkisë së re, do ta kthejnë Laçin në një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij.

***

-Shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Serbisë vetëm nëpërmjet një karte ID 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë bën me dije se më datë 20 janar 2021 ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Kjo marrëveshje i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë të udhëtojnë drejt shtetit serb, duke përdorur vetëm një kartë identiteti biometrike si mjet identifikimi dhe kështu anasjelltas.

Për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: Pasaportë, Pasaportë diplomatike, Pasaportë shërbimi, Një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, Kartë identiteti biometrike.

Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme  dokumentet: Pasaportë, Pasaportë diplomatike, Pasaportë shërbimi, Leje kalimi, Kartë identiteti biometrike.

Sipas MEPJ, Serbia është vendi i pestë tashmë që e ofron këtë mundësi së bashku me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

***

-Institucionet shqiptare për vaksinën kundër COVID-19 në komunikim të vazhdueshëm me Pfizer dhe me kompani të tjera

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përjavshme për mediet me temë "Ekonomia në fokus", ka folur mbi procesin e vaksinimit kundër koronavirusit problematikat me kompaninë Pfizer, sektorin e bujqësisë dhe çështje të tjera.

Kryeministri Rama theksoi se është bërë llogaritja që mos të ketë asnjë që të humbë procesin e vaksinimit.

Në lidhje me problematikat e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave nga kompania Pfizer, Rama tha: "...Pfizer ka një problem të madh aktualisht me gjitha vendet. Italia ka kërcënuar me proces gjyqësor për shkak se i janë bllokuar, jo vetëm Italisë por shumë vendeve u janë bllokuar ato dozat e premtuara. Faktikisht ne jemi në kontakt 7 herë në ditë për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të na sjellin pjesën e parë të dozave. Ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, jemi duke negociuar dhe jemi shumë përpara me negociatat me AstraZeneca...".

Shqipëria filloi zyrtarisht më 11 janar fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, fillimisht me personelin shëndetësor. Më 18 janar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi aktin normativ për miratimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe kompanisë Pfizer për furnizimin me vaksinën kundër COVID-19.

"...Shqipëria nuk është mbrapa askujt. Shqiptarëve nuk do t’u mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë, nga kjo fazë kaq e vështirë e luftës me COVID-19. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Pfizer dhe shpresoj që edhe Pfizer të lëshojë një pjesë të paktën të dozave që ka premtuar dhe unë besoj që në 10 ditë-dy javët e ardhshme do të kemi stabilitet dhe do kemi një qartësi...", theksoi më tej Rama.

Nga ana tjetër, në luftën kundër Covid-19, Bashkimi Evropian u qëndron pranë partnerëve të tij në Ballkanin Perëndimor dhe në rajon, deklaroi komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përmes një postimi në Twitter, pas njoftimit se ishte i pranishëm në Këshillin Evropian.

”BE u qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor për sa i përket luftës kundër koronavirusit”, shkruan Varhelyi.

”Theksova nevojën për të siguruar qasje të shpejtë te vaksina në Ballkanin Perëndimor dhe rajon”, shton ai.

***

-Presidenti Meta: Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë

Presidenti Ilir Meta deklaroi para pak ditëve se  “Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile”.

Meta tha se “një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan”.

“Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin”, tha Meta.

Ndërkohë, ai ka deklaruar se “Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit”.

***

-Delegacioni i OSBE/ODIHR zbret në Tiranë në prag të zgjedhjeve parlamentare

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe nënkomisionerja, Lealba Pelinku zhvilluan një takim me delegacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR.

Në takim u diskutua mbi përgatitjen e procesit zgjedhor si përdorimi i teknologjisë, vota e shqiptarëve me banim jashtë vendit, financimi i partive politike, keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale etj.

Celibashi foli edhe për sfidat me të cilat përballet KQZ-ja lidhur me ngritjen me vonesë të strukturës së re të institucionit dhe presionin mbi punën e institucionit që shkakton koha e kufizuar deri në zgjedhje.

Ndërsa Lealba Pelinku e vuri theksin tek përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, identifikimin elektronik dhe masat që janë marrë në këtë drejtim, si një risi dhe sfidë e institucionit në këto zgjedhje.

Delegacioni i OSBE-ODIHR-it u takua edhe me anëtarët e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Delegacioni i OSBE/ODIHR bëri me dije se misioni i tyre ishte mbledhja e nevojave dhe jo monitorimi. Pas dy javësh ky delegacion, bazuar në informacionin e mbledhur, do të dalë me një raport publik mbi nevojat për procesin.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme