Qeveria e Malit të Zi sjell vendim për të ndihmuar ekonominë dhe bizneset

Qeveria e Malit të Zi solli vendimin për paken  e re të katërt me radhë të  ndihmës për ekonominë me vlerë prej rreth 163.4 milion euro.

1572203
Qeveria e Malit të Zi sjell vendim për të ndihmuar ekonominë dhe bizneset

Qeveria e Malit të Zi solli vendimin për paken e re të katërt me radhë të  ndihmës për ekonominë me vlerë prej rreth 163.4 milion euro.  Fjala është për paketën e cila është e ndarë në 4 segmente. Në tre mujorin e parë të këtij viti janë të parapara subvencionet , respektivisht ndarja e 35.15 milion euro kurse lehtësimet , respektivisht lirimi nga shpenzimet do të kapin shumën e 126.5 milion euro.  Paketa e katërt e masave të Qeverisë duhet të miratohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë e cila do të mbahet të enjten. Segmenti i parë parasheh përkrahje për kategoritë më të rrezikuara të banorëve dhe kap shumën e 7 milion euro. Segmenti i dytë i paketës së 4 të ndihmës për ekonominë pasqyrohet përmes subvencionit  të pagave , shtyrjen dhe riprogramimin e pagesës së tatimeve dhe kontributeve në të ardhura. Segmenti i tretë i paketës së ndihmës janë masat shtesë të përkrahjes që kanë të bëjnë me turizmin dhe hotelerinë. Ndërkaq segmenti i katërt i kësaj pakoje nënkuptojnë masa shtesë të përkrahjes për bujqësi dhe peshkatari.

Nga BE 9.5 milion euro si ndihmë pa kthim

Shefja e delegacionit të BE në Mal të Zi, ambasadorja Oana Kristina Popa dhe kryenegociatorja Zorka Kordiq kanë nënshkruar sot marrëveshjen për përkrahjen financiare të BE për sektorin shëndetësor në luftën kundër Covid 19 në Mal të Zi. Kjo ndihmë e BE me vlerë 9.5 milion euro është dedikuar në ofrimin e përkrahjes për sistemin shëndetësor pas përfundimit të krizës aktuale shëndetësore dhe në forcimin e rezistencës së tij për përballjen me kërcënimet e ngjashme në të ardhmen. Kjo ndihmë përfshin investimin në infrastrukturë, pajisje dhe kapacitete njerëzore në sistemin shëndetësor të Malit të Zi për kontrollin e sëmundjeve dhe në zgjidhjen e çështjeve të sigurisë shëndetësore. Ambasadorja Popa ka theksuar se kjo ndihmë e BE do të ketë pasoja të mira afatgjate për sistemin shëndetësor të Malit të Zi dhe për cilësinë e shërbimeve shëndetësore të cilat u ofrohen qytetarëve. “Edhe kjo krizë shëndetësore, sado që të zgjasë dhe të jetë sfiduese do të kalojë, por do të mbesin klinikat dhe laboratorët. Bashkëbiseduesja kryesore Kordiq ka theksuar se perspektiva evropiane e Malit të Zi është e forcuar me mbështetjen strukturore dhe të qëllimshme për sistemin shëndetësore të Malit të Zi, duke shtuar se BE që në fillim ka identifikuar nevojën që të ndihmojë në këtë segment, por edhe në përballje afatgjate me pasojat ekonomike dhe shoqërore të pandemisë.

Gjukanoviq përsëri zgjedhjet kryetar i PDS

Kryetari i deritashëm i PDS , Millo Gjukanoviq përsëri është zgjedhur dje në këtë funksion. Në kongresin e nëntë të jashtëzakonshëm të PDS, nënkryetar janë zgjedhur Ivan Vukoviq, Jevto Erakoviq, Sanja Damjanoviq dhe Abaz Dizdareviq.Në pjesën punuese të kongresit, përveç liderit dhe nënkryetarëve janë zgjedhur edhe 178 anëtarë të këshillit qendror të PDS. Gjukanoviq në kongres ka theksuar se kjo parti ka treguar se më tepër e donë Malin e Zi sesa pushtetin. Ai ka shtuar se PDS do të vazhdojë që edhe më me përkushtim të luftojë për vlerat superiore , Malin e Zi demokratik, për demokraci shumë etnike , perspektivën evropiane të shoqërisë. Ai ka theksuar se kongresi i është kushtuar sfidave, me të cilat, siç ka shtuar ai ballafaqohet Mali i Zi. “ Ne duam ti kundërshtojmë sulmet nacionaliste të cilat përpiqen që ta ndryshojnë karakterin shtetëror, që në vend të një shteti laik të kthehet në shtet teokratik”, ka theksuar Gjukanoviq. Partia demokratike e socialistëve (PDS) pas 30 vitesh ka humbur pushtetin në Mal të Zi në zgjedhjet që u organizuan me 30 gusht të vitit të kaluar.

Ambasadorja e Turqisë takohet me ministrin për zhvillimin ekonomik

Ministri për Zhvillimin Ekonomik Jakov Milatoviq u takua me Ambasadoren e Turqisë në Mal të Zi znj, Songul Ozan. Në takim u përcaktuan prioritetet bazë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ambasadorja Ozan tha se Mali i Zi është ambient interesant dhe përshtatshëm për investime e këtë kanë ditur ta vlerësojnë kompanitë turke dhe investimet e tyre e radhisin Turqinë ndër investitorët më të mëdhenj në Mal të Zi. Sipas saj fushë interesante për investime mbetet turizmi dhe bujqësia. Ministri Milatoviq edhe me këtë rast shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e suksesshëm në shumë fusha të interesit të përbashkët, por sipas tij ende ka hapësirë që ky bashkëpunim të avancohet edhe më tej.

Aktualitete rreth koronavirusit në Mal të Zi

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit , nga pasojat e korona virusit e kanë humbur jetën shtate  pacientë dhe është konfirmuar infektimi i 565  rasteve të reja , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik. Theksohet se laboratorët e këtij instituti si dhe laboratorët tjera private dhe publike të cilat merren me diagnostikimin e këtij infektimi deri dje në ora 17 e 30 minuta kanë përfunduar analizat e 1887 mostrave, në mesin e të cilëve 565 kanë rezultuar pozitiv.  Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me korona virus prej fillimit të qershorit të vitit të kaluar është 768 , kurse prej fillimit të pandemisë 777 persona. Në kumtesë theksohet se deri dje në ora 17 e 30 minuta është konfirmuar edhe shërimi i 533 pacientëve. Duke pasur para sysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 7806 persona. Prej fillimit të epidemisë numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me Covid 19 në Mal të Zi është 59 mijë e 262 persona.  Ministria e shëndetësisë solli dje masat e te reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Këto masa përfshijnë edhe  nevojën e testit negativ  PSR për  personat që dëshirojnë të vijnë ne Mal të Zi nga Mbretëria e Bashkuar. Ndërkaq ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq ka deklaruar qe ne Mal te Zi duhet te mbërrijnë 150 mije doza te vaksinës kineze dhe 50 mije doza te vaksinës ruse. Ajo edhe ne paraqitje e fundit para opinionit tha se vaksina duhet te mbërrijë në fund te janarit ose ne fillim te shkurtit pa precizuar saktësisht datën . 

Ndahet nga jeta poeti më i njohur i shekullit 20-të  në Mal të Zi Jevrem Brkoviq

Është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare, shkrimtari më i madh malazez ishekullit 2o - të Jevrem Brkoviq. Autor i shumë përmbledhjeve me poezi dhe romaneve. Dashamir i kulturës dhe traditave shqiptare. Ndër të vetmit që ka ngritur zërin kur shqiptarët në Ish Jugosllavi ,respektivisht në Kosovë shtypeshin dhe përbuzeshin. Shkrimtar dhe poet i vlerësuar dhe i përkthyer në Kosovë dhe Shqipëri. Mik i Dritero Agollit dhe Ali Podrimes. Bartës i çmimit “Muzat e Alpeve” çmimit ndërkombëtar “Ali Podrimja” çmimit letrar “Teuta” dhe çmime të tjera që ndahen në hapësirën mbarë shqiptare. Vepra e tij është vlerësuar me çmimet më të larta që ndahen në Mal të Zi por dhe çmime ndërkombëtare. Vepra e tij po ashtu është përkthyer në disa gjuhë.

Për Zërin e Turqisë nga Mali I Zi Vera Alibegu Katana  



Lajme të ngjashme