Boyko Borisov: Jemi të vetëdijshëm për barrën e emigracionit të Turqisë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, deklaroi të hënën se janë të vetëdijshëm për barrën e emigracionit që po mban Turqia, në territoret e së cilës strehohen aktualisht 3,7 milionë emigrantë të parregullt.

1570777
Boyko Borisov: Jemi të vetëdijshëm për barrën e emigracionit të Turqisë

Siç bën të ditur Kryeministria bullgare përmes një komunikate të shkruar, Borisov priti në zyrën e tij ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në Sofje.

Pasi përmendi faktin që Turqia është një fqinjë kufitare e afërt dhe aleate e rëndësishme e Bullgarisë në NATO, shefi i Sofjes zyrtare vuri në pah se Ankaraja është gjithashtu një “partnere kyçe” në luftën me emigracionin e parregullt dhe terrorizmin, në energjetikë, bujqësi, blegtori, tregti, ekonomi dhe në shumë fusha të tjera.

“Ne jemi të vetëdijshëm për barrën e emigracionit që po mban Turqia dhe i çmojmë jashtë mase këto përpjekje të saj”, theksoi Borisov duke shtuar se Bullgaria këmbëngul vazhdimisht që Bashkimi Evropian të mbajë hapur gjithmonë dialogun me Turqinë.



Lajme të ngjashme