Në fund të muajit janar në Mal të Zi mbërrin kontigjenti i parë i vaksinave nga Kina

Mali i Zi në fund të muajit janar do të siguroj sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinofarm kundër koronavirusit.

1567578
Në fund të muajit janar në Mal të Zi mbërrin   kontigjenti i parë i vaksinave nga Kina

Mali i Zi në fund të muajit janar do të siguroj sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinofarm kundër koronavirusit. Kështu u ra dakord në takimin ndërmjet përfaqësuesve të lartë të kësaj kompanie kineze dhe ministres së shëndetësisë së Malit të Zi Jelena Boroviniq Borjoviq. Në takimin online ajo u falënderua partnereve kinez që me shpejtësi iu  përgjigjën thirrjes për sigurimin e vaksinave që do ti ofrohen qytetarëve të Malit të Zi. Ndërkohë ministria e shëndetësisë është në fazën përfundimtare të bisedimeve bilaterale dhe me prodhues të tjerë të vaksinave dhe sipas autoriteteve të ministrisë së shëndetësisë  imunizimi në Mal të Zi do të fillojë me vaksinat që kanë certifikatën evropiane .

Çështja e  tërheqjes së ambasadorëve  nga detyra sërish temë diskutimi e zyrtarëve të lartë të Malit të Zi 

Nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq dhe ministri për punë të jashtme Gjorgje Radulloviq i kanë dërguar ftesë presidentit të shtetit Millo Gjukanoviq për konsultime në kuadër të politikës së jashtme të cilat do të mbaheshin me 26 janar , është kumtuar nga Qeveria. Siç theksohet , temë e takimit do të jetë “çështja e kthimit të ambasadorëve”. “Organizimi i konsultimeve është tregues i kapaciteteve demokratike të Qeverisë , si dhe i rëndësisë së dialogut, në veçanti me qëllim të funksionimit të bashkëpunimit dhe me qëllim të zgjidhjes së çështjeve për të cilat ekzistojnë qëndrime të ndryshme”, thuhet në kumtesë. Presidenti Gjukanoviq më parë ka vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet për miratimin e dekretit lidhur me revokimin e 7 ambasadorëve , duke shtuar se ky propozim i Qeverisë i është dorëzuar pa ndonjë arsyetim valid. Nga ana tjetër  kryetari i Aleancës qytetare, Boris Raoniq , ka vlerësuar se Malit të Zi në këtë moment nuk i është nevojitur rivokimi i ambasadorëve, por nëse ka qenë e nevojshme të tërhiqen disa individ, atëherë kjo është dashtë të bëhet ndryshe. Ish shefi i diplomacisë të Malit të Zi, Branko Llukovac konsideron se konsultimet me ambasadorët me siguri do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve dhe pastaj do të shihet zhvillimi i ngjarjeve. Raoniq dhe Llukovac janë të pajtimit se do të ishte më mirë që shteti ti tërheq ata ambasadorët të cilëve së shpejti u skadon mandati ose janë në prag të pensionimit. Llukovac  ka theksuar se është pritur që pushteti i ri do të përpiqet të zëvendësojë sa më shumë njerëz të cilët veprojnë në pozita të larta, si në vend ashtu edhe në botë. Kryetari i Aleancës qytetare Raoniq po ashtu ka theksuar se në këtë moment Malit të Zi i duhet imazhi i stabilitetit.

Kuvendi I Malit të Zi do të debatoj sot  për ligjet, të cilat Gjukanoviq i ka kthyer për rishqyrtim

Kuvendi i Malit të Zi do të votojë përsëri sot  për ligjet të cilat i ka miratuar me 29 dhjetor të vitit të kaluar dhe të cilat presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq i ka kthyer mbrapa për rishqyrtim. Deputetët do të deklarohen përsëri për ndryshimet e ligjit për liritë ose bindjet fetare dhe pozitën juridike të Bashkësive fetare, për punën e nënpunësve dhe punonjësve shtetëror , si dhe për mbrojtjen shëndetësore. Gjukanoviq i ka kthyer mbrapa edhe ndryshimet e ligjit për institucionet kredituese, sanimin e institucioneve kredituese dhe të fiskalizimit në qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve. Nga Opozita është paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë parlamentare.

Arrestohen  disa zyrtarë të larte të komunës së Ulqinit

Kryetari  i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe katër bashkëpunëtorë të tij,  u arrestuan të hënën  për shkak të siç thuhet shpërdorim të detyrës për punësime partiake në organet e administratës komunale.  Policia ka marrë në pyetje edhe sekretarin për Financa të Komunës së Ulqinit, Sead Osmanoviq, sekretarin për Aktivitete Komunale dhe Mbrojtje të Mjedisit, Mustafa Gorana, drejtorin e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Saubih Mehmeti, dhe sekretarin e Policisë Komunale, Milazim Mustafa. Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2018, pushtetin në Ulqin e mban një koalicion i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve me pjesëmarrjen e disa partive shqiptare.  Për arrestimin në fjalë reagoi Partia Demokratike Socialiste e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, e cila përmes një reagimi kërkoi nga Gjykata të zbatojë Ligjin dhe Kushtetutën e Malit të Zi. “Presim nga Gjykata një qasje të balancuar sipas Ligjit dhe Kushtetutës dhe të mos bije nën ndikimin e trysnive dhe urdhrave të strukturave të caktuara politike”, thuhet në reagim. Pas marrjes ne pyetje nga ana prokurorisë, zyrtaret komunal  do të mbrohen në liri.

Aktualitete rreth situatës me koronavirus në Mal të Zi

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e koronavirusit e ka humbur jetën 3  persona dhe janë regjistruar  edhe 425  raste të reja të infeksionit , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik Theksohet se laboratorët e Institutit për shëndetin publik  dhe laboratorët e tjera publike dhe private të cilat bëjnë diagnostikimin e infektimit me koronavirus , deri dje në ora 17 kanë bere analizat e 1577 mostrave. Numri i përgjithshëm i të vdekurve, si pasojë e infektimit me Covid 19, prej fillimit të qershorit është 740, kurse prej fillimit të vitit 749. Deri dje në ora 17, është konfirmuar edhe shërimi I 608  pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara , si dhe numrin e personave të shëruar, numri i përgjithshëm i të infektuar që nga fillimi I vitit të kaluar e deri  sot është 56228 të infektuar.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera Alibegu Katana



Lajme të ngjashme