Publikohen listat e kandidatëve për deputetë të Parlamentit të Kosovës

Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të hershme Parlamentare për Kuvendin e Kosovës, subjektet politike në Kosovë kanë dorëzuar në KQZ dhe kanë publikuar listën e kandidatëve të tyre, për 120 ulëse në Parlamentin e Kosovës.

1566162
Publikohen listat e kandidatëve për deputetë të Parlamentit të Kosovës
Kosova_seçim kampanyası.jpg
Kosova kuzeyi yerel seçimler.jpg
Kosova_PDK_Enver Hoxhaj.jpg
Albin Kurti.jpg
Avdullah Hoti_antiCovid aşıları hk..jpg
Kosova_PDK_Bedri Hamza.jpg
Valdeta Daka_Aleksandër Lumezi.jpg
Kosova_okullar yeniden açıldı.jpg

Publikohen listat e kandidatëve për deputetë të Parlamentit të Kosovës

Lista e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje me kandidatët për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën e plotë të kandidatëve të cilët do të garojnë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Lista kryesohet nga kryetari Albin Kurti, pasuar nga Vjosa Osmani, Glauk Konjufca. Lista përfundon me Shenaj Shala, Gramos Agusholli e Salih Zyba.

*

LDK publikon listën e plotë të kandidatëve për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në krye të listës është Avdullah Hoti ndërsa pas tij janë Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Agim Veliu e Behxhet Pacolli. Listën e përmbyllin, Isa Podrimja, Ibrahim Syla e Fitim Havolli. 

*

LDK nuk e respektoi marrëveshjen, thotë AKR

AKR është shprehur e pakënaqur me renditjen e dhjetë kandidatëve të saj në listën e përbashkët me LDK-në. Vesel Makolli nga AKR ka thënë se emrat e kandidatëve të tyre nuk janë renditur sipas marrëveshjes. “Pacolli ka qenë i caktuar që ta ketë numrin 4 por është zhvendosur në 5 dhe kështu ka ndodhur edhe me kandidatë tjerë”, ka thënë ai.

*

PDK publikon listën më 110 kandidatë

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike listën e plotë të kandidatëve që do të garojnë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në njoftim për media, PDK ka thënë se “lista e kandidatëve për deputetë të partisë së rimëkëmbjes, PDK është përfaqësimi më i mirë qytetar në këto zgjedhje”. “Sikurse është zotuar, PDK-ja për herë të parë përfshinë në listën e saj për deputetë personalitete të çmuara të diasporës, si dhe nga Lugina e Preshevës. Ata do të jenë zëri më përfaqësues i tyre në legjislaturën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e PDK-së. Listës i prin kryetari dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj i pasuar nga Uran Ismaili e Eliza Hoxha. Lista përmbyllet me Lulzim Abazi, Bekim Haxhiu e Donjet Bislimi.

*

Lista e kandidatëve publikohet edhe nga AAK 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar listën e plotë me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të përgatiten mirë profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. ”Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar Haradinaj. Listën e kryeson vet kryetari Ramush Haradinaj, pasuar nga Shemsedin Dreshaj, e Time Kadrijaj, përderisa përmbyllet me Reshat Gashi, Valdete Bekteshi, Ismet Shamolli.

*

Nisma Socialdemokrate publikon listën kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj ka publikuar listën me emrat e 110 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas një njoftimi nga ky subjekt politik, lista e kandidatëve u është ofruar qytetarëve për t’i mbrojtur interesat e vendit dhe vlerat kombëtare. “Suksesi ynë është vendosmëria jonë dhe objektivi ynë është t’i shërbejmë Kosovës me nder dhe krenari”, thuhet në njoftim. Lista kryesohet nga Fatmir Limaj, Avdyl Krasniqi e Albulena Balaj. Ndërsa përmbyllet me ministrin në detyrë të Punës e Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

*

Kryetarja e KQZ-se, Daka priti ne takim Kryeprokurorin Lumezi

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi. Temë e këtij takimi ishte përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen 14 shkurt 2021. Zonja Daka vlerësoi bashkëpunimin në proceset e kaluara me Prokurorinë e Shtetit me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të votës dhe theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor. Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi njoftoi kryetaren e KQZ-së se Prokuroria e Shtetit do të angazhohet në këto zgjedhje, ashtu si në të kaluarën, për mbrojtjen e votës. Ai bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit do të angazhojë një numër të caktuar prokurorësh të cilët do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore në bazë të kompetencave dhe Ligjit.

*

Filloi afati për aplikim për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës ka filluar më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar 2021, në orën 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë. Në këtë afat të përcaktuar nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: fahut postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e Shërbimit Votues të KQZ-së. Të gjitha informacionet e detajuara dhe se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në linkun e KQZ-së: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

*

Hoxhaj e Hamza prezantojnë Planin e PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, së bashku me nënkryetarin e PDK-së dhe kandidatin për deputet, Bedri Hamza kanë prezantuar sot programin për Rimëkëmbje ekonomike. Hoxhaj ka thënë se ekonomia është shtylla e parë e programit të PDK-së për qeverisje. “Plani ynë i ka dy pjesë. E para, të lehtësojë dhimbjen e qytetarëve të rënduar nga kriza, dhimbje që është rënduar me menaxhimin e keq të krizës nga dy qeveritë e vitit të kaluar. Së dyti, ne ofrojmë një pako stimuluese për të ringjallur Ekonominë tonë, e cila do të ketë efekt të menjëhershëm”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa, Bedri Hamza ka theksuar se nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndihmave sociale dhe pensionistët, si dhe të punësuarit në sektorin privat dhe publik. Ndër tjerash, me këtë plan parashihet fond mbi 1 miliardë euro për ekonominë në krizë, ngritje të pagës minimale deri në 300 euro dhe rritje pensionesh deri në 40%.

*

Fillon gjysmëvjetori i dytë në shkolla, SBASHK paralajmëron grevë

Pas një muaji pushim, mbi 345 mijë nxënës të nivelit para-universitar sot [e hënë 18 janar 2021], u janë kthyer bankave shkollore për të nisur gjysmë-vjetorin e dytë. Procesi mësimor ka filluar në shkolla sipas skenarit A dhe varësisht nga situata me pandeminë mund të kalohet në skenarin B - mësim i kombinuar, ose në skenarin C - mësim nga distanca, kanë bërë të ditur zyrtarë nga Ministria e Arsimit.

Nga ana tjetër, Sindikata e Bashkuar e Arsimit përmes një komunikate, ka ftuar Qeverinë që këtë javë të zhvillojnë një takim për të gjetur zgjidhje për shtesat e punëtorëve të arsimit dhe për nënshkrimin e kontratës kolektive. “Nëse pala tjetër nuk vepron, atëherë përgjegjësinë për grevat dhe pasojat do t’i bartin institucionet”, thuhet në komunikatë.

*

1.85 milionë vaksina vijnë në shkurt, thotë kryeministri në detyrë Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka shpërndarë në Facebook një grafik, i cili tregon për sigurimin e 1.85 milionë dozash të vaksinës, për të cilin thotë se janë të sigurta dhe nuk janë nga Rusia. Ai po ashtu ka theksuar se i kanë siguruar 40 milionë euro për vaksina që vijnë në shkurt. “Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra”, ka shkruar Hoti.

E rreziku nga infektimi me Covid është shtuar kohën e fundit sipas ekspertëve. Kjo për shkak se tubimet elektorale para fillimit zyrtar të fushatës, po mbahen duke mos i respektuar shpesh rekomandimet e institucioneve përkatëse shëndetësore. Nga ana tjetër, janë duke u shtuar kritikat ndaj policisë së Kosovës, pasi çdo ditë me qindra qytetarë e biznese i dënon me gjobë për shkak të mosrespektimit të masave Anti Covid, e nuk vepron njëjtë edhe ndaj subjekteve politike.



Lajme të ngjashme