Flevaris: Turqia është një vend i madh dhe i fuqishëm me reputacion botëror

Yoanis Flevaris, Zëvendësprefekti grek në Rajonin e Egjeut Jugor, tha se Turqia është një vend i madh dhe i fuqishëm me reputacion botëror.

1565032

Flevaris i bëri një vlerësim politikës së jashtme turke në një artikull për shtëpinë mediatike greke “Dimokratiki”.

Duke theksuar se Turqia është një vend i madh dhe i fuqishëm me një ushtri të madhe dhe një reputacion botëror, Yoanis Flevaris tha: “"Turqia qeveriset për gati 20 vjet nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, një udhëheqës që ka vetëbesim dhe plane të mëdha".

Zëvendësprefekti i Rajonit të Egjeut Jugor gjithashtu tha se Turqia ka në plan të dominojë një rajon të rëndësishëm në Mesdheun Lindor brenda kornizës së “Atdheut të Kaltër”.

Ai vuri në dukje se Turqia ka prishur ekuilibrin me marrëveshjen që nënshkroi me Libinë.

“Turqia po vepron si një fuqi rajonale në Mesdheun Lindor dhe mbanë një qëndrim të pakthyeshëm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Rusisë, Egjiptit, Izraelit, Francës dhe Arabisë Saudite”, shkruan Flevaris në artikullin e tij.

Lajme të ngjashme