Protestat në Tiranë vazhduan edhe në ditën e katërt

Protestat në kryeqytetin shqiptar Tiranë, të cilat filluan në 9 dhjetor pasi një adoleshent u qëllua për vdekje për mosrespektim të një paralajmërimi të policisë për "ndalimin", vazhduan në ditën e katërt.

1544478
Protestat në Tiranë vazhduan edhe në ditën e katërt

Protestat në kryeqytetin shqiptar Tiranë, të cilat filluan në 9 dhjetor pasi një adoleshent u qëllua për vdekje për mosrespektim të një paralajmërimi të policisë për "ndalimin", vazhduan në ditën e katërt.

Qindra demonstrues fillimisht u mblodhën para Zyrës së Kryeministrit mbrëmë duke thirrur "Drejtësi për Klodianin".

Ata më pas marshuan drejt ndërtesës së Ministrisë së Brendshme dhe Departamentit të Policisë Rajonale të Tiranës.

Tensionet u përshkallëzuan pasi demonstruesit dëmtuan shenjat, sinjalizimin rrugor dhe objekte të tjera në rrugë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Policia shqiptare ka marrë masa paraprake shtesë për protestat, ndërsa mijëra policë janë vendosur për të mbrojtur ndërtesat e institucioneve.

Gjatë protestave u ndaluan disa të rinj, ndërsa u plagosën disa policë dhe qytetarë.

Ndërkohë, protestat përveç kryeqytetit Tiranë u mbajtën edhe në qytete tjera të vendit.

Gjatë ndalim qarkullimit më 8 dhjetor në kryeqytetin Tiranë, 25-vjeçari K.R. filloi të ikte, duke mos iu bindur njoftimit të ndalimit të policisë.

Adoleshenti, i cili u plagos me armë zjarri gjatë ndjekjes, vdiq në spital ku u dërgua për shërim.

Incidenti nxiti një protestë publike nga partitë politike të vendit, OJQ-të dhe populli.

Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi më 10 dhjetor se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar një gjykim në burgim kundër oficerit të policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për qëllimin e të riut me armë të shërbimi gjatë detyrës së tij.

Gjatë protestave disa ditore disa policë dhe demonstrues u plagosën në një përleshje midis demonstruesve dhe policisë.

 


Lajme të ngjashme