Ekipet e Rojës Bregdetare Greke braktisin për vdekje emigrantët në Egje

Publikohen pamjet e emigrantëve, të cilët u dërguan në det të hapur me anije të Rojës Bregdetare Greke, dhe u lanë për vdekje në detin Egje.

1540928

Momentet, kur emigrantët e parregullt të transportuar me një anije të Rojës Bregdetare Greke u hodhën në det të hapur me gomone në një mënyrë që rrezikonte jetën e tyre në lindje të ishullit Ileryoz, u regjistruan nga droni.

Anija e Rojës Bregdetare Greke dërgoi një gomone në zonën e caktuar në lindje të ishullit Ileryoz.

Pas arritjes në rajon, filloi praktika çnjerëzore e ushtarëve grekë. Të gjithë emigrantët në bordin e anijes së Rojës Bregdetare Greke u transferuan në gomone një nga një.

Elementët grekë u larguan nga zona pasi të gjithë emigrantët u morën në gomone, duke lënë shumë njerëz të vdisnin në det të hapur.

Ekspertët e sigurisë bëjnë të ditur që elementët e Rojës Bregdetare Turke po arrijnë të ndihmojnë refugjatët që i afrohen vdekjes në kushte të pafavorshme në det të hapur.

Lajme të ngjashme