Shqipëria përkujtoi njëvjetorin e tërmetit shkatërrimtar

Turqia, i pari shtet që ka filluar ndërtimin falas të apartamenteve të reja në Shqipëri pas tërmetit shkatërrimtar.

1537339
Shqipëria përkujtoi njëvjetorin e tërmetit shkatërrimtar
Arnavutluk depremi_1.yıl dönümü_9.jpg
Arnavutluk depremi_1.yıl dönümü_3_Meclis Başkanı_Gramoz Ruçi.jpg
Arnavutluk depremi_1.yıl dönümü_12_Edi Rama.jpg
Arnavutluk depremi_1.yıl dönümü_10_yardım toplama konferansı.jpg
Edi Rama_Erdoğan.jpg
Arnavutluk depremi_1.yıl dönümü_4.jpg

Shqipëria përkujtoi njëvjetorin e tërmetit shkatërrimtar

Shqipëria më 26 nëntor shënoi përvjetorin e parë të tërmetit shkatërrimtar që goditi territorin shqiptar më 26 nëntor 2019, duke shkaktuar dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

 

Një vit pas tërmetit që ishte një nga tragjeditë më të mëdha në dekadat e fundit, institucionet e Shqipërisë dhe donatorët e huaj vazhdojnë projektet e tyre për procesin e rindërtimit. Ishte ora 03:54 të datës 26 nëntor 2019 do të regjistronte një nga tërmetet më shkatërrimtar në dekadat e fundit, me magnitudë 6,3 ballë sipas shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte brenda territorit të Qarkut të Durrësit, 30 kilometra nga kryeqyteti.

Si pasojë e tërmetit të nëntorit u shkatërruan dhe u dëmtuan pallate banimi, shtëpi, monumente kulturore, shkolla, objekte të institucioneve, qendra shëndetësore dhe objekte të kultit, ndërkohë gjurmët e shkatërrimet ende janë prezente.

Si pasojë e tërmetit 51 persona humbën jetën, 913 të tjerë u plagosën, mijëra të tjerë u ndikuan në shëndetin e tyre. Bashkitë më të prekura ishin Durrës, Shijak, Krujë, Tiranë, Kamëz, Kavajë, Kurbin dhe Lezhë.

Sipas raportit "Vlerësimi i nevojave pas katastrofës", i përgatitur bashkërisht nga Qeveria e Shqipërisë, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, efektet totale të katastrofës në dëme dhe humbje në njëmbëdhjetë bashkitë e prekura arrijnë në mbi 985 milionë euro.

Menjëherë pas tërmetit institucionet e Turqisë u angazhuan për të ofruar ndihmë për Shqipërinë, me ekipe në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe për ofrimin e ndihmave humanitare.

Pjesë e ofrimit të ndihmave dhe mbështetjes nga Turqia ishin disa institucione, si Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave -AFAD, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim -TIKA, Ekipi Kombëtar Mjekësor i Shpëtimit-UMKE pranë Ministrisë turke të Shëndetësisë, Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Ambasada e Turqisë në Tiranë.

Pas tërmetit, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, premtoi ndërtimin nga shteti turk të mbi 500 njësive të banimit dhe u bëri thirrje edhe vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islam-OBI ta ndihmojnë Shqipërinë.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2020 filluan punimet e projektit të financuar nga Turqia në Laç, në Bashkinë e Kurbinit, për ndërtimin e 524 apartamenteve. Projekti në fjalë zhvillohet nga Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Turqisë dhe punimet realizohen nga kompania turke Albayrak.

Me Shqipërinë gjithashtu u solidarizuan edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Zvicra, Italia, Rumania, Greqia, Franca, SHBA, OKB-ja dhe BE-ja me ekipet e tyre të kërkim-shpëtimit, me ndihma dhe me fondet për procesin e rindërtimit.

Nga ana tjetër, Kuvendi i Shqipërisë, mbajti 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në nisje të seancës plenare, kërkoi një minutë heshtje në shenjë dhimbjeje e respekti për qytetarët që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit të një viti më parë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Ruçi tha se si sot, një vit më parë, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fuqishëm i dyzet viteve të fundit.

Durrësi, Thumana, Tirana, Laçi Lezha ishin zonat më të goditura. 51 jetë njerëzore u humbën dhe mbi tre mijë njerëz u plagosën. Disa mijëra familje mbetën të pastrehë. Në shenjë dhimbjeje e respekti për 51 qytetarët që humbën jetën nga tërmeti, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. Pushofshin në paqe”, u shpreh Ruçi.

Ai shtoi se tërmetit të 26 nëntorit, kësaj goditjeje natyrore iu kundërpërgjigj një solidaritet i fuqishëm njerëzor.

Qindra mijëra qytetarë kontribuuan me sa mundën për të lehtësuar barrën e përballimit të pasojave të tërmetit... Përgjigja e Qeverisë e institucioneve edhe solidariteti i qytetarëve shqiptarë inspiruan mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare. Konferenca e donatorëve e shkurtit 2020, me moton “Bashkë për Shqipërinë”, mobilizoi për rindërtimin një ndihmë jashtë çdo parashikimi: 1.15 miliardë Euro, prej të cilave 300 milion dhuratë. Përpjekjet tona për rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre të rindërtuara apo të reja, nuk u ndalën, nga pandemia e Covid-19, e cila shpërtheu në kulmin e rindërtimit”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e përvjetorit të parë të tërmetit shkatërrimtar ka publikuar një videomesazh, duke kujtuar momentet pas tërmetit, telefonatat me zyrtarët dhe homologët e vendeve të tjera dhe procesin e rindërtimit.

Në mesazhin e tij publikuar në rrjetet sociale, Rama thekson se çdo krizë është një mundësi.

"...Ndërkohë kujtoj frikën e njerëzve dhe grumbullimet jashtë natën, turma-turma. Ato daljet me furi kur dikush shpërndante lajmin se po vjen prapë tërmeti...", shprehet kryeministri i Shqipërisë.

Për solidaritetin e vendeve të huaja Rama thotë se, "...As vetë nuk besoja që na u gjendën aq shumë miq, që Shqipëria pati aq shumë miq në atë moment aq të zymtë. Pastaj konferenca, konferenca e madhe e Brukselit dhe telefonata, telefonata, telefonata me miqtë e huaj në makinë, por frika kishte kaluar. Kishte kaluar sepse u kuptua që gjërat po bëheshin të gjitha bashkë dhe po mblidheshin ashtu siç duhet, të gjithë energjitë...".

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme