Greqia shqetësohet nga bashkëpunimi mes Turqisë dhe Finlandës në OKB

"Grupi i Miqve Ndërmjetësues për Paqe" në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilin Turqia dhe Finlanda krijuan 11 vjet më parë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve botërore, shqetësoi Greqinë.

1537466
Greqia shqetësohet nga bashkëpunimi mes Turqisë dhe Finlandës në OKB

"Grupi i Miqve Ndërmjetësues për Paqe"Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilin Turqia dhe Finlanda krijuan 11 vjet më parë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve botërore, shqetësoi Greqinë.

Ambasadori i Greqisë në Helsinki, Georgios Ayfanatis në një prononcim të bërë për gazetën finlandeze “HBL”, tha që Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë do t’i dërgojë një notë proteste në qoftë se vazhdon bashkëpunimi i Finlandës me Turqinë në OKB.

“Jemi në pritje për një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. Ne jemi shumë të zhgënjyer nga qëndrimi i Finlandës ndaj Turqisë”, deklaroi ambasadori grek.

Ayfantis tha se ata nuk e kuptojnë se pse Finlanda po vazhdon bashkëpunimin me Turqinë në OKB, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne nuk mund ta kuptojmë mbrojtjen publike të diplomatëve finlandezë të bashkëpunimit me Turqinë në OKB. Athina u trondit nga deklaratat e ngrohta të bëra nga diplomatët finlandezë ndaj Turqisë”.

Muajin e kaluar, Greqia kërkoi përjashtimin e Turqisë nga "Grupi i Miqve Ndërmjetësues për Paqe" të themeluar 11 vjet më parë nga Turqia dhe Finlanda dhe që përbëhet nga 59 vende.

Ndërkaq ambasadori finlandez në OKB, Teemu Turunen theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Turqinë.

 


Lajme të ngjashme