Vetëvendosje i shkakton humbje LDK-së në zgjedhjet për kryetarin e Podujevës

Lëvizja Vetëvendosje (VV) për herë të parë do ta udhëheqë qytetin verior të Kosovës, Podujevën, pasi kandidati i këtij subjekti politik, Shpejtim Bulliqi, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

1537109
Vetëvendosje i shkakton humbje LDK-së në zgjedhjet për kryetarin e Podujevës
Agim Veliu_Podujeva yerel seçimler.jpg
Albin Kurti_28 Kasım.jpg
Kosova Başbakanı_Avdullah Hoti.jpg
Kosova Meclis Başkanı_Vjosa Osmani.jpg
Kosova Priştine Belediye Başkanı_Shpend Ahmeti_korona açıklama.jpg
Kosova_Lista Serbe_Kuzey Mitroviçe.jpg
PDK_Enver Hoxhaj_Prekaz şehitlik ziyaret.jpg
Ramush Haradinaj_şehitlere saygı_Gllogjan.jpg
Valdete Daka.jpg

Vetëvendosje i shkakton humbje LDK-së në zgjedhjet për kryetarin e Podujevës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Podujevës me 52% të votave. Kurse, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari ka fituar 36 për qind, ndërsa Naim Fetahu i PDK-së, 12 për qind. Këtë e ka bërë të ditur të dielën, gjatë një konference për media, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka.

“Për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, janë këto rezultate: Shpjetim Bulliqi, LVV ka 51.64% të votave të numëruara. Nexhmi Rudari nga LDK ka 35.97 për qind të votave, ndërsa Naim Fetahu i PDK-së ka 12.40 për qind të votave të numëruara”, ka thënë Daka.

Këto janë rezultatet preliminare, ka thënë në vazhdim Daka, përderisa ato me postë e me kusht do të publikohen të hënën më 30 nëntor.

Në Podujevë kanë votuar 40.51 për qind e votuesve, 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.

Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ky proces ishte shtyrë.

*

Lista Serbe fiton zgjedhjet në Mitrovicën Veriore 

Lista Serbe ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Mitrovicës Veriore. Kandidati i kësaj partie për kryetar Milan Radojevic sipas rezultateve preliminare që i bëri të ditura kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka fituar 89.86 për qind të votave. Kandidati i VV-së Erdem Atiq ka fituar 3.68 për qind të votave. Ndërkohë kandidati i PDK-së Florent Azemi ka marrë 3.54 për qind të votave. Në Mitrovicën Veriore kanë dalë për të votuar 39.41 për qind e votuesve.

*

KQZ thotë se zgjedhjet kaluan pa probleme

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë të dielën se procesi zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë Veriore ka kaluar pa probleme. Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, Daka ka thënë se gjatë tërë ditës janë raportuar vetëm gjashtë incidente të vogla, të cilat sipas saj nuk cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021.

*

Kurti thotë se Podujevën po ua kthejnë qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve preliminare të cilat e nxorën VV-në fituese, ka thënë para simpatizantëve të mbledhur në Podujevë, se qytetarët e legjitimuan Lëvizjen.

“Ka fituar Podujeva, ka fituar qytetari i saj, i cili vendosi vet për Vetëvendosje, për Shpejtim Bulliqi. Nuk ka fituar thjeshtë as LVV-ja, as Shpejtim Bulliqi, por keni fituar ju. Ne nuk po e marrim komunën ne po ua kthejmë juve komunën. Me siguri që të gjithë jeni gëzuar shumë, me siguri që festa nuk do të përfundoj sonte. Unë ju lus që të shpërndaheni në mënyrë të qetë”, ka thënë Kurti.

*

Agim Veliu pranon humbjen e LDK-së në Podujevë 

Nënkryetari i LDK-së, kryetari i Podujevës për disa mandate, Agim Veliu, ka thënë se partia e tij i ka humbur zgjedhjet.

“Ne i kemi humbur këto zgjedhje, ky është vendimi i sovranit”, ka thënë Veliu.

Këto i ka thënë në një konferencë të përbashkët me kandidatin e LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarin.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se qytetarët do të binden se LVV-ja nuk di të qeverisë, por di vetëm të bëjë propagandë. 

*

Osmani për 28 Nëntor, kërkon forcim të lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për forcim të lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Përmes një telegrami dërguar presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për nder të 28 Nëntorit, 108-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Osmani tha se flamuri kombëtar simbolizon ndjenjën e ekzistimit të kombit shqiptar.

“28 Nëntori shënon ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar. Ajo na mbledh përreth së kaluarës sonë dhe shndërrohet në shtysë të fuqishme për ta jetësuar vizionin tonë. Prandaj, tash kur vizioni i brezave për liri është kurorëzuar edhe me pavarësinë e Kosovës, lidhjet shpirtërore ndërmjet dy shteteve tona duhet të forcohen”, thuhet në telegramin e Osmanit.

*

Kryeministri Hoti nderon të rënët për pavarësi 

Kryeministri Avdullah Hoti ditën e nisi me homazhet tek monumenti i heroit kombëtar Gjegj Kastrioti Skënderbeu dhe shtatorja e ish presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë, ku tha se 28 Nëntori është festë e gjithë shqiptarëve. Homazhet Hoti i vazhdoi në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Duke bërë nderime sot këtu, ne nderojmë të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë tonë”, tha Hoti

*

Kurti nderon Jasharajt

Në Prekaz ishte edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me deputetë të këtij subjekti, ku bënë homazhe tek varrezat e Jasharajve. Kurti tha se  anëtarët e familjes Jashari, u flijuan në një luftë të pabarabartë, që ja dha hovin vendimtar çlirimit të Kosovës.

“Ne filluam me homazhe te heronjtë e familjes Jashari, këtu në Prekaz. Sepse 59 anëtarë të së njëjtës familje u flijuan në një luftë të pabarabartë dhe i dhanë hovin vendimtar asokohe çlirimit të Kosovës”, tha Kurti.

*

Haradinaj nga Gllogjani nderon dëshmorët e kombit 

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Haradinaj tha se po nderojnë dëshmorët dhe heronjtë e kombit, derisa ka uruar festën e flamurit.

“Jemi sot të nderuar që i nderojmë bashkë këtu në Gllogjan, por edhe në Decan, Isniq, e çdo kund ku pushojnë heronjtë, ku pushojnë çlirimtarët e liridashësit”, tha Haradinaj.

*

PDK me Hoxhaj bënë homazhe në Prekaz

Me rastin e 28 Nëntorit, edhe drejtuesit e PDK-së me në krye ushtruesin e detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, bënë homazhe në Prekaz. Hoxhaj në një postim në Facebook ka thënë se kjo datë është sinonim i qëndresës dhe sakrificave për unifikimin tonë njerëzor e kombëtar.
Për të shënuar 28 Nëntorin, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi priti në takim Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”. Aktivitetet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë Covid-19.

*

Hoti nuk jep pushim për 28 nëntor

Duke u thirrur në solidarizim me punëtorët shëndetësorë të cilët janë duke u përballur me luftën ndaj pandemisë së koronavirusit të ri, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se e hëna do të jetë ditë e zakonshme pune.

Hoti tha se ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë COVID- 19.

Zakonisht, kur një ditë feste ka qëlluar në ditë vikendi, institucionet kanë marrë vendim që dita e parë e punës, pas festës, të jetë ditë pushimi.

*

SBASHK-u kundër Hotit, të hënën thotë se s’ka mësim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK) ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që e hëna të jetë dite e zakonshme pune. SBASHK-u njofton se të hënën, me 30 nëntor, në shkollat e Kosovës nuk do të zhvillohet mësimi për nder të festës së 28 Nëntorit. Në një njoftim të SBASHK-ut thuhet se të premten punëtorët arsimorë u kanë treguar nxënësve se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, miratuar nga Ministria e Arsimit, e hëna është ditë pushimi. Prandaj SBASHK ka thënë se “kështu edhe do të jetë”.

Sindikata e Arsimit bën thirrje që solidarizimi me punëtorët shëndetësorë të ndodhë me rastin e ndonjë feste tjetër, e jo për festën e madhe të flamurit kombëtar.

*

Tre Ministrat e Jashtëm shqiptarë zotohen për projekte të përbashkëta 

Tre Ministrat e Jashtëm të rajonit, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ai i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm shqiptar i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, u zotuan për rritje të bashkëpunimit me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në njoftimin për media, të dërguar nga zyra e Ministres së Jashtme të Kosovës, Haradinaj-Stublla thuhet se që të tre janë pajtuar që të punojnë në forcimin e rolit të të trija vendeve në rajon.

“Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky takim virtual është simbol i forcimit të rolit të vendeve dhe popullit tonë në rajon”, thuhet në njoftim.

Të tre kryediplomatët thuhet se janë pajtuar që muajt në vijim të organizojnë një takim të përbashkët në Prishtinë.

*

Viktima dhe shumë raste të reja me Covid 19 në Kosovë

Kosovës të dielën i janë shtuar 626 raste të reja me koronavirus, rezultat ky i dalë nga 1505 testime. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar 16 viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën janë regjistruar edhe 673 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13.625.

*

Ahmeti kritikon qeverinë për përqindjen e lartë të infektuarve me Covid-19 dhe për pak teste në qytete tjera

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pasojat e masave të marra nga Qeveria e Kosovës për koronavirusin janë të mëdha dhe kjo për shkak se sipas tij këto masa janë të gabuara.

“Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga Covidi! Prizreni 29 raste e 3 vdekje. A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo.  Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Sipas tij, pasojat e mëdha do të jenë në qytetet në zonë të gjelbër dhe të verdhë, për shkak se atje qytetarët mendojnë se janë më të sigurt dhe sillen pa restriksione.

Ahmeti ka publikuar numrin e rasteve pozitive në 5 ditët e fundit, duke thënë se në fillim krijohet bindja se është në rënie. Por nëse e shikojmë si përqindje e testit, storia është tjetër dhe nuk ka rënie.

“Pra 40 për qind positivity është tepër, tepër shifër e lartë.  Dhe nuk po bjen”, ka shkruar Ahmeti.



Lajme të ngjashme