Dokumentohen urdhrat e Greqisë për prapësimin e azilkërkuesve në Turqi

Është provuar me dokumentet e Agjencisë Evropiane të Rojës Bregdetare dhe Kufirit (Frontex) që Athina zyrtare ka lëshuar urdhra për prapësimin drejt Turqisë të azilkërkuesve të gjetur në ujërat territoriale të Greqisë.

1530021
Dokumentohen urdhrat e Greqisë për prapësimin e azilkërkuesve në Turqi

Gazeta elektronike "EU Observer" me seli në Bruksel, ka siguruar nga Frontex disa dokumente që zbulojnë se qeveria e Athinës ka udhëzuar Rojën Bregdetare greke t’i prapësojë refugjatët përsëri në ujërat territoriale turke.

 

Udhëzimet e paligjshme të Greqisë dolën në dritë në korrespondencën elektronike të siguruar nga Frontex.

Në postën elektronike [e-mail] të datës 6 mars 2020, një oficer ndërlidhës i Rojës Bregdetare greke raporton se ai kishte marrë nga eprorët e tij direktivën për të shoqëruar prapësimin deri në ujërat territoriale turke të një gomoneje me azilkërkues.

Kurse oficeri i rojës bregdetare daneze i ngarkuar me mision në këtë zonë nuk e zbaton direktivën dhe e raporton situatën tek eprorët e tij.

Eprorët danezë kundërshtojnë shtyrjen e refugjatëve nga ujërat territoriale greke në ujërat territoriale turke.

Pas incidentit refugjatët u shoqëruan për në Portin e ishullit Kos.

Megjithëse Drejtori i Frontex, Fabrice Leggeri e përshkroi incidentin si një "keqkuptim", Parlamenti Evropian kërkoi bërjen e një hetimi, duke tërhequr vëmendjen se raste të ngjashme [të prapësimit të azilkërkueseve nga Greqia] ishin të shpeshta.

Zyrtarët grekë pretendojnë se megjithëse udhëzimet e kthimit prapa [të refugjatëve] janë vërtetuar në mënyrë të qartë në dokumentet e Frontex, Roja Bregdetare greke ka vepruar në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe se pretendimet në fjalë janë të pavërteta.

 


Lajme të ngjashme