Hapet për adhurim xhamia e parë në Athinë

Xhamia e parë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, u hap për obligime fetare pas një procesi 14-vjeçar planifikimi dhe ndërtimi.

1521157
Hapet për adhurim xhamia e parë në Athinë

Xhamia e parë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, u hap për obligime fetare pas një procesi 14-vjeçar planifikimi dhe ndërtimi.

Në deklaratën e bërë nga Ministria greke e Arsimit dhe Çështjeve Fetare, përdoret shprehja "Xhamia e Athinës u hap për obligime duke filluar nga data 2 nëntor 2020 dhe do të zbatohen masat e distancës dhe to shëndetësore në kuadër të masave që parashikohen ndaj Covid-19”.

Njoftohet se kanë përfunduar të gjitha rregullimet e nevojshme për sigurinë, pastërtinë, mbrojtjen dhe shërbimet e tjera të xhamisë ku do të mund të falet namazi 5 herë në ditë.

Bëhet e ditur se ceremonia zyrtare e xhamisë do të zhvillohet në një datë të mëtejshme për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), kurse për shkak të kësaj epidemia është kufizuar pjesëmarrja deri në 9 persona gjatë lutjeve të përditshme.

Imami i parë i xhamisë është 49-vjeçari qytetarë grek me origjinë marokene, Mohammed Zaki.

Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Fetare të Greqisë, George Kalaitzis, në deklaratën e tij tha: “Përpjekjet e gjata që nga viti 2006 të qeverive të njëpasnjëshme në vend kanë përfunduar. Greqia jep një mesazh të qartë mbi demokracinë dhe lirinë e fesë brenda dhe jashtë vendit." .

Ndërtimi i xhamisë, u sipërmor nga një konsorcium katërsh pas vendimit të marrë nga ana e Parlamentetit të Greqisë në gusht të vitit 2016. Xhamia u ndërtua në një territor në pronësi të Komandës së Forcave Detare në lagjen Votanikos të kryeqytetit.

Xhamia, e cila ka një përmasë prej rreth 850 metra katrorë dhe kapacitet prej 350 personash, nuk ka minare.

Xhamia, e cila përfshin një kënd lojërash dhe shatërvan në pjesën e oborrit, u ndërtua me një buxhet prej 887 mijë eurosh.

Administrata e xhamisë do t’i dorëzohet një bordi administrativ me 7 anëtarë, i përbërë nga dy zyrtarë shtetëror nga Ministritë e Arsimit dhe Financave, dy punonjës të bashkisë, një gjykatës i gjykatës së lartë, si dhe dy përfaqësues të komuniteteve myslimane.



Lajme të ngjashme