Turqia dërgon armë antidron në Shqipëri

Kompania turke “Ulusal Harp Teknolojileri Savunma Sistemleri AŞ” nga Antalie ka eksportuar në Shqipëri armë kundër dronëve, të dizajnuar nga inxhinierët turq dhe që firma i ka prodhuar për Forcat e Armatosura Turke.

1516743
Turqia dërgon armë antidron në Shqipëri
IHAMAX - Profesyonel Drone Avcısı_2.jpg
IHAMAX - Profesyonel Drone Avcısı_5.jpg
NATO-dan Arnavutluk-a 60 solunum cihazı_1.jpeg
NATO-dan Arnavutluk-a 60 solunum cihazı_2_Olta Xhaçka.jpeg

Turqia e fuqizon Shqipërinë me antidronë

 

Një kompani turke që vepron në qytetin Antalie të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq dhe që i ka prodhuar për Forcat e Armatosura Turke ka filluar t'i eksportojë në Shqipëri dhe Katar.

Kompania Sistemet e Mbrojtjes së Teknologjive Kombëtare të Luftimit (Ulusal Harp Teknolojileri Savunma Sistemleri AŞ) që si rezultat i inspektimeve të Ministrisë Turke të Mbrojtjes posedon një lloj certifikate të sigurisë të NATO-s, 25 vite zhvillon punime të modelimit të armëve antidron.

Koordinatori i Hulumtimit dhe Zhvillimit të kompanisë, Bekir Yalçın, në një prononcim mediatik tha se janë një kompani që prodhojnë jammer (bllokues valësh), ndërsa pas kërkesës nga Forcat e Armatosura Turke kanë filluar prodhimin e armëve antidron për të luftuar kundër rreziqeve si tregtia e drogës, sulmet terroriste, spiunazh.

Yalçın produktin "IHAMAX" e konsideron si një armë të zhvilluar kundër dronëve kërcënues. "Ka tipare shumë më të larta se sa produktet ekuivalente. Është një aparat i rëndë mesatarisht 3-4 kilogramë, mund të bartet nga një person. Produktet ekuivalente barten nga më shumë se një person. Bateria e lëvizshme dhe e ndryshueshme e bën pajisjen tonë superiore", u shpreh ai.

Duke iu referuar faktit se pajisja ofron mbrojtje lineare dhe rrethore, Yalçın tha se në rast të sulmit me dron personi përgjegjës duke e drejtuar pajisjen kundër dronit, mund ta çaktivizojë atë.

Ai tha se IHAMAX ofron zgjidhje efektive ndaj sulmeve me dronë që do të bëhet në mënyrë tufash me mbrojtjen rrethore. Më tej ai shton se pas intervenimit të IHAMAX në varësi prej veçorive të dronit, ai mund të mbetet në ajër deri sa t'i përfundojë bateria ose të "kthehet në shtëpi" nëse e ka të aktivizuar këtë opsion. Sipas tij, pajisja është vepër 100 për qind e inxhinierëve turq.

Yalçın gjithashtu tregoi se pajisja në varësi të kushteve gjeografike dhe lidhjes mes qendrës komanduese dhe dronit është efektive në një distancë prej 2 kilometrash, koha e punës së pajisjes është 60 deri në 80 minuta si dhe deri në 30 ditë mund të qëndrojë në "stand by".

Ai theksoi se pajisja është prodhim vendas dhe kombëtar, duke shtuar se të gjithë pjesët i kanë dizajnuar si ekip.

Yalçın potencoi se që dy vite pajisjen e kanë ofruar në përdorimin e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe disa institucione dhe organizata private që duhet të mbrohen.

"Në drejtim të lejeve të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes këtë vit filluam edhe shitjet jashtë vendit. Kemi eksportuar fillimisht në Shqipëri dhe Katar. Jemi në bisedime edhe me shtete tjera. Ka rritje në kërkesa në varësi me ngjarjet shoqërore dhe aktuale", theksoi Yalçın.

***

Nga ana tjetër, NATO i ka dhuruar Shqipërisë 60 respiratorë që do të përdoren në institucionet shëndetësore në funksion të përballimit të COVID-19. Ndihma nga Këshilli i Atlantikut të Veriut i është dorëzuar me një ceremoni të veçantë Ministrisë së Shëndetësisë nga Ministria e Mbrojtjes, në prani edhe të Kryeministrit Edi Rama. 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vlerësoi dhuratën e aleatëve të NATO-s, e cila sipas saj është prova e radhës, që shqiptarët nuk janë vetëm në përballimin e kësaj sfide.

"...Kjo është një luftë ku NATO sigurisht mund të ndihmojë, por NATO nuk mund ta fitojë këtë luftë për ne. Kjo është një luftë që ne mund dhe duhet ta fitojmë këtu në shtëpinë tonë. Duke bërë disa sakrifica dhe duke duruar disa masa që janë armët e vetme që kemi sot në dorë kundër Covid-19. Siç janë maskat apo nevoja për distancim social, apo nevoja për të pranuar që na duhet të jetojmë përkohësisht me këtë armik të padukshëm mes nesh. Por mbi të gjitha kjo është një luftë që fitohet duke treguar solidaritet me njëri tjetrin...", - u shpreh Ministrja e Mbrojtjes.

Gjatë fjalës në ceremoni, ndërsa vlerësoi ndihmën e NATO-s Kryeministri Rama tha se: “miqtë e mirë duken në ditë të vështira”.

“...Ashtu si 20 vite më parë kur lindi kjo marrëdhënie mes Shqipërisë dhe NATO-s në një moment tejet dramatik për botën, e cila përballej me një përshkallëzim të së keqes në trupin e saj si pasojë e terrorizimit, ne sot ndjehemi jashtëzakonisht mirë jo vetëm në aspektin ushtarak, por mbi të gjitha në aspektin human, që jemi pjesë e këtij klubi fantastik vendesh që besojnë tek vlerat e lirisë, parimet e demokracisë dhe solidariteti...”.

Kryeministri vlerësoi edhe rolin e Forcave të Armatosura duke vënë në dukje transformimin e tyre.

Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se me ndihmën e aleatëve janë dyfishuar respiratorët, ndërsa është gati edhe plani për përballimin e sezonit vjeshtë-dimër...
60 respiratorët pasojnë donacionet e herëpashershme që NATO ka bërë për Shqipërinë në produkte si: doreza, solucion dezinfektues etj. në kuadër të luftës kundër COVID, por edhe përmes ekspertëve të emergjencave civile nga mbi 20 vende anëtare në mes tyre edhe nga Turqia, gjatë ditëve të tërmetit të 26 Nëntorit.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme