Kosovë – Deputeti Eman Rrahmani në Kuvend me maskën “I Love Muhammed”

Eman Rrahmani, deputet i opozitës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), mori pjesë në seancë plenare parlamentare me maskën “I Love Muhammed” (Unë e dua Muhamedin).

1515530
Kosovë – Deputeti Eman Rrahmani në Kuvend me maskën “I Love Muhammed”

Deputeti Rrahmani tha në një deklaratë për media se maska ishte një reagim ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili shpërndau përmbajtje të papërshtatshme me një karikaturë të Profetit Muhamed, por edhe meqë ky është muaji i lindjes së Profetit Muhamed.

“Reago me qetësi e butësi, mos fyej e mos përqesh. Muhamedi(a.s.) është dërguar mëshirë për njerëzimin”, shkroi Rrahmani në rrjetin social “Facebook”.

Deputeti i opozitës Rrahmani deklaroi se Gashi duhet të japë llogari para institucioneve të vendit për veprimin e tij dhe se ai nuk duhet të lejohet që të tallen me bindjet fetare të qytetarëve që përfaqëson dhe me taksat e të cilëve i paguhet rroga.

Postimi në rrjetet sociale i ambasadorit të Kosovës në Francë, Gashi, ngjalli reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, deputetëve dhe qytetarëve.

Ai ripostoi në “Twitter” karikaturën e revistës “Charlie Hebdo”, botuar nga gazeta franceze “Le Figaro” më 19 tetor.



Lajme të ngjashme