Admirali grek në pension hedh poshtë tezat e Athinës për anijen turke “Oruç Reis”

Admirali grek në pension, Antonis Antoniadis, hodhi poshtë tezat e Athinës dhe tërhoqi vëmendjen se anija kërkimore sizmike “Oruç Reis” nuk ka bërë asnjë shkelje.

1512713
Admirali grek në pension hedh poshtë tezat e Athinës për anijen turke “Oruç Reis”

Pretendimet e pabaza të Athinës në lidhje me anijen kërkimore sizmike “Oruç Reis” të Turqisë po vlerësohen si të padrejta edhe brenda vetë Greqisë.

Duke folur për një kanal televiziv, admirali grek në pension, Antonis Antoniadis, hodhi poshtë tezat e Athinës dhe tërhoqi vëmendjen se anija kërkimore sizmike “Oruç Reis” nuk ka bërë asnjë shkelje.

Pasi theksoi rëndësinë e manovrave të Turqisë, Antoniadis, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Marinës së Greqisë në vitet 2002-2005, argumentoi se Presidenti Recep Tayyip Erdogan po bën atë që beson të jetë në interes të vendit të tij.

Ish-komandanti grek kritikoi politikën e Athinës në Mesdheun Lindor, veçanërisht qëndrimin e saj ndaj “Oruç Reis”, ndërsa potencoi se Turqia nuk i zhvillon aktivitetet e saj në ujërat territoriale greke.

“Platforma kontinentale greke nuk është përcaktuar, andaj edhe nuk mund të shkelet. Greqia nuk duhet të interesohet dhe as të merret me atë çfarë po bën anija kërkimore «Oruç Reis»”, nënvizoi Antoniadis.

Admirali grek i pensionuar tha se vendi i tij po krijon një atmosferë lufte.

Gjithashtu ai reagoi kundër aspiratës së Athinës zyrtare për t'u armatosur ndërsa vendi është nën kthetrat e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe krizës ekonomike.

Ndërsa kërkesën e Athinës prej disa shteteve që gëzojnë marrëdhënie të mira me Turqinë – siç janë Gjermania, Italia dhe Spanja – për të sanksionuar Ankaranë, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Marinës greke e cilësoi si “naivitet”.



Lajme të ngjashme