Vazhdon të rritet bilanci i COVID-19 në rajonin e Ballkanit

Qeveritë e vendeve të trojeve shqiptare vazhdojnë të përballen me sfidën e epidemisë së llojit të ri të kornavirusit.

1498599
Vazhdon të rritet bilanci i COVID-19 në rajonin e Ballkanit

Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 106 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 2 persona kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.259 dhe numri i të vdekurve gjithsej 377, që nga fillimi i pandemisë.

Në orët e fundit janë shëruar 137 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 7.534 dhe aktualisht raste aktive janë 5.348

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor, të restoranteve, bareve dhe pishinave në ambiente të mbyllura.

Institucionet shëndetësore vijojnë testimet dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara në të gjithë vendin dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 85.554 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 622 numrin e viktimave nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 47 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.472.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 525 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 65.979 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 113 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 13.278 raste ndërsa numri i rasteve aktive është 1.572.

Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 148 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 17.629.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 725.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 65 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 14.581 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.323.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.224 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 185.321 teste. (AA)



Lajme të ngjashme