Rama bën thirrje për armëpushim në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka reaguar në lidhje me përleshjet e fundit në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.

1498562
Rama bën thirrje për armëpushim në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka reaguar në lidhje me përleshjet e fundit në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan, duke bërë thirrje për kthimin e armëpushimit dhe rinisjen e negociatave.

Në njoftimin zyrtar publikuar nga Kryesia Shqiptare e OSBE-së thuhet se duke vënë në dukje rritjen dramatike të dhunës dhe raportet për viktimat civile, kryetari i OSBE-së, Kryeministri dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Edi Rama, bëri thirrje për qetësimin e situatës në mënyrë urgjente.

"Unë i nxis të gjithë të përfshirët t'i kthehen menjëherë armëpushimit para se humbjet njerëzore të këtij konflikti të rriten më tej", ka theksuar Rama.

"Rama vuri në dukje se bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët. Rama mbështet plotësisht përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit. Ai nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e bashkëkryetarëve për të rifilluar negociatat thelbësore pa parakushte, sa më shpejt të jetë e mundur", theksohet në njoftim.

Sipas njoftimit, Rama gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në përleshjet e fundit.

Përleshjet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan filluan në orët e mëngjesit të së dielës pasi forcat armene hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit. Ndërkohë ushtria e Azerbajxhanit filloi kundërsulmin dhe çliroi nga pushtimi disa vendbanime. (AA)

 


Lajme të ngjashme