Vazhdon sfida me COVID-19 në rajonin e Ballkanit

Stabilizohet nurmi i rasteve të infektimit nga COVID-19 në rajonin e Ballaknit.

1497898
Vazhdon sfida me COVID-19 në rajonin e Ballkanit

Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 2 persona kanë ndërruar jetë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.153 dhe numri i të vdekurve mbetet gjithsej 375, që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, në orët e fundit janë shëruar 88 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 7.397 dhe aktualisht raste aktive me koronavirus janë 5.381.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 179 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 84.722 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ndërsa janë shënuar 46 raste të reja me këtë virus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 560 mostra të testuara të dyshuara për koronavirus, 46 ishin pozitivë. Numri më i madh i të prekurve janë në komunën e Prishtinës, 21 raste.

Që nga fillimi i epidemisë, 65.454 pacientë janë testuar, nga të cilët 15.425 pozitivë në koronavirusin, me 619 vdekje.

Në 24 orët e fundit, 77 pacientë u shëruan dhe numri i të shëruarve u rrit në 13.165. Ndërsa 1.641 raste ende janë aktive.

Qeveria e Kosovës ka zbutur disa nga masat e vendosura për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit. Vendimi nga 28 korriku u hoq, me të cilin qytetarëve të 13 komunave u ndalohej të lëviznin pas orës 22:30.

Orari i punës në objektet hotelerike është zgjatur me një orë, kështu që ato nuk do të punojnë nga ora 23:30 deri në orën 05:00 në tërë territorin e Kosovës.

Me vendimin e ri qytetarëve u lejohet të marrin pjesë në ceremonitë dhe aktivitetet fetare, në objektet fetare dhe jashtë tyre, por në përputhje me manualin për mbrojtjen e përhapjes së COVID-19.

Lejohen edhe aktivitete sportive në ambient të mbyllur dhe të hapur. Lejohet gjithashtu puna e pishinave të mbyllura për aktivitete individuale rekreative në përputhje për mbrojtje nga koronavirusi.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 141 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 17.483.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 722.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 94 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 14.516 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.245.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.559 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 184.097 teste. (AA)



Lajme të ngjashme